KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Лубоња за ескалацијата на протестите во Албанија: Рутината на фламинго ги депресира луѓето

Лобоња

Publicisti Fatos Lubonja ka thënë se arsyeja kryesore që protestat në Shqipëri janë përshkallëzuar në dy ditët e fundit është dëshpërimi i qytetarëve me formatin e protestave të mëparshme, të cilat, sipas tij, ishin kthyer në rutinë.

Ai ka vlerësuar se protestat paqësore të javëve të fundit e kishin përcjellë qartë mesazhin e tyre, por, sipas tij, pushteti nuk kishte reaguar ndaj kërkesave të protestuesve.

“Në një vend demokratik, ajo protestë do ta kishte mbyllur misionin qysh në javët e para. Sepse në një vend demokratik matet opinioni publik, ka sondazhe të përjavshme. Në një vend autoritar siç jemi ne, nuk ka rëndësi se çka mendon opinioni publik, por ka rëndësi ajo që mendon i forti, i cili i kontrollon të gjitha institucionet”, ka thënë Lubonja në “Interaktiv” të KTV-së. 

Ai ka deklaruar se, pavarësisht protestave paqësore, sipas tij, nuk ka pasur ndryshime në qëndrimin e pushtetit lidhur me kërkesat e protestuesve, përfshirë ndryshimet e ligjit dhe tërheqjen e projektit të Jared Kushnerit.

Lubonja ka thënë se kjo situatë, bashkë me rutinën që u bë në protestë për disa javë, ka ndikuar në përshkallëzimin e protestave gjatë dy ditëve të fundit.

“Një gjë që ka ndikuar te protesta që ka shpërthyer në dy ditët e fundit është dëshpërimi i njerëzve me atë rutinën që u bë së fundmi, rutina e fjalimeve, flamingove, e që u pakësuan ditëve të fundit. Ky është shkaku kryesor, besoj”, ka deklaruar ai.

Lubonja me një thënie të Kenedyt ka paralajmëruar se mungesa e hapësirës për ndryshim përmes protestave paqësore mund ta shtyjë pakënaqësinë drejt dhunës.

“Ai që e bën të pamundur revolucionin paqësor, e bën të paevitueshëm revolucionin e dhunshëm”, ka thënë Lubonja.

Në dy ditët e fundit, protestat të cilat po organizohen nga studentët kanë shpërthyer në dhunë të paparë. Ka përplasje me policinë, janë sulmuar institucionet, bizneset, teksa digjen kontejnerat, dëmtohen shenjat e trafikut. Për zhvillimet e fundit ende s’ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.