---
description: Duke e konsideruar simbol të protestave, platforma “Liria ka emër” ka bërë thirrje që qytetarët të tregojnë edhe më 1 tetor sivjet se nuk heqin dorë nga drejtës
title: "“Liria ka emër”: 1 tetori, simbol i protestave – nuk heqim dorë nga drejtësia"
image: https://resources.koha.net/images/2026/September/30/66e28041-9146-4180-8ab7-0632316ca5ac.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# “Liria ka emër”: 1 tetori, simbol i protestave – nuk heqim dorë nga drejtësia

![Liria ka Emer](https://resources.koha.net/images/2026/September/30/66e28041-9146-4180-8ab7-0632316ca5ac.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Driton Paçarada

- 30 shtator 2026 14:51
- Shpërndaje në:

- 30 shtator 2026 14:51
- Shpërndaje në:

Duke e konsideruar simbol të protestave, platforma “Liria ka emër” ka bërë thirrje që qytetarët të tregojnë edhe më 1 tetor sivjet se nuk heqin dorë nga drejtësia.

Qe 15 ditë rresht qytetarë të shumtë kanë protestuar ndaj verdiktit të 16 shtatorit të Gjykatës Speciale ndaj katër udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo gjykatë dënoi me 81 vjet burgim Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin për krime lufte.

Kjo platformë ka ftuar për protestë masive më 1 tetor (ora 16:00) në Prishtinë, duke e ndërlidhur me datën e protestave të mëdha të 1997-s, kur studentët protestuan kundër uzurpimit të hapësirave arsimore nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit.

Në një konferencë për shtyp, përfaqësues të kësaj platforme, kanë bërë thirrje për bashkim kundër padrejtësive.

Ismail Tasholli nga kjo platformë e ka cilësuar aktgjykimin të padrejtë dhe të papranueshëm, duke theksuar se ai nuk mund të merret në emër të popullit të Kosovës.

[Edhe ![“Liria ka Emër” thërret marsh më 1 tetor, inicion peticion qytetar](https://resources.koha.net/images/2026/September/22/cfb8dea4-5d80-45f4-abdf-020d7ac30b30.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 22 sht 2026 “Liria ka Emër” thërret marsh më 1 tetor, inicion peticion qytetar](https://www.koha.net/arberi/liria-ka-emer-therret-marsh-me-1-tetor-inicion-peticion-qytetar-1)

“Kosova nuk e ka nisur luftën. Kosova nuk ka qenë agresori. Shqiptarët e Kosovës kanë qenë viktima të një regjimi që për vite të tëra ua kishte mohuar lirinë, të drejtat dhe dinjitetin”, ka thënë ai.

Sipas Tashollit, drejtësia duhet të vlejë për të gjithë, por nuk mund të jetë selektive dhe as të shkëputet nga e vërteta historike. Ai theksoi se reagimi qytetar ndaj aktgjykimit ka kaluar kufijtë e Kosovës, me protesta dhe mobilizim të shqiptarëve në Evropë dhe më gjerë.

Ai kërkoi veprim të menjëhershëm nga Qeveria dhe Kuvendi për shqyrtimin dhe procedimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Institucionet duhet të përdorin çdo mjet juridik dhe shtetëror që është në dispozicion dhe në përputhje me ligjin, për mbrojtjen e të drejtave të të dënuarve dhe për të vazhduar betejën juridike deri në përfundimin e të gjitha procedurave”, ka deklaruar Tasholli. “UÇK-ja na bashkon! Nga studentët e vitit 1997 deri te qytetarët e sotëm, një gjë nuk ka ndryshuar: ne nuk e harrojmë lirinë, nuk e harrojmë sakrificën dhe nuk heqim dorë nga drejtësia”, shtoi ai.

Ndërkaq, Arbnora Zogiani ka thënë se edhe diaspora ka organizuar protesta e tubime në Evropë e vende të tjera të botës.

[Edhe ![Tasholli: “Liria ka Emër” nuk ndalet, synojmë peticion me mbi 500 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së](https://resources.koha.net/images/2026/October/04/49d92c4a-f3ac-46a6-a971-205ae261e740.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 4 tet 2026 Tasholli: “Liria ka Emër” nuk ndalet, synojmë peticion me mbi 500 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së](https://www.koha.net/arberi/tasholli-liria-ka-emer-nuk-ndalet-synojme-peticion-me-mbi-500-mije-nenshkrime-per-ish-kreret-e-uck-se)

“Diaspora jonë edhe një herë po dëshmon se largësia gjeografike nuk do të thotë largësi nga Kosova”, tha ajo, duke vlerësuar protestat, tubimet dhe aktivitetet e organizuara nga bashkatdhetarët në Evropë, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera të botës.

Në këtë vazhdë, Zogiani njoftoi se më 10 tetor në Bruksel do të mbahet protesta e radhës, e organizuar nga diaspora shqiptare.

[#liria ka emer](https://www.koha.net/tag/liria-ka-emer) [#protesta](https://www.koha.net/tag/protesta) [#gjykata speciale](https://www.koha.net/tag/gjykata-speciale)

Artikuj të ngjashëm

- [![Verdikti i Speciales kundërshtohet edhe me marsh](https://resources.koha.net/images/2026/October/01/0f4fa035-af4d-4015-b1e0-61ab2593a1a5.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 1 tet 2026 Verdikti i Speciales kundërshtohet edhe me marsh](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/verdikti-i-speciales-kundershtohet-edhe-me-marsh)
- [![Platforma “Liria ka emër” bën thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 1 tetorit](https://resources.koha.net/images/2026/September/30/4ad939b7-62dc-4166-a3ea-ef4abafbd5e2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 30 sht 2026 Platforma “Liria ka emër” bën thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 1 tetorit](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/platforma-liria-ka-emer-ben-thirrje-per-pjesemarrje-masive-ne-protesten-e-1-tetorit)
- [![“Liria ka Emër” thërret marsh më 1 tetor, inicion peticion qytetar](https://resources.koha.net/images/2026/September/22/d6b471c6-984b-468b-91bc-ba0b92c05592.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 22 sht 2026 “Liria ka Emër” thërret marsh më 1 tetor, inicion peticion qytetar](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/liria-ka-emer-therret-marsh-me-1-tetor-inicion-peticion-qytetar)

[Showbiz.]() [Filipinet fitojnë edicionin e parë të “Eurovisionit” të Azisë](https://www.koha.net/showbiz/filipinet-fitojne-edicionin-e-pare-te-eurovisionit-te-azise)

[Futboll.]() [Kosova U19 mposhtet edhe nga Skocia](https://www.koha.net/futboll/kosova-u19-mposhtet-edhe-nga-skocia)

[Futboll.]() [Portugalia deklasohet në ndeshjen e parë pas pensionimit të Ronaldos](https://www.koha.net/futboll/portugalia-deklasohet-ne-ndeshjen-e-pare-pas-pensionimit-te-ronaldos)

[Futboll.]() [Austria ngjitet në Ligën A, Kosova e Irlanda luftojnë për vendin e dytë](https://www.koha.net/futboll/austria-ngjitet-ne-ligen-a-kosova-e-irlanda-luftojne-per-vendin-e-dyte)

[Botë.]() [Zelensky: SHBA-ja propozoi tërheqjen e Ukrainës nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO](https://www.koha.net/bote/zelensky-shba-ja-propozoi-terheqjen-e-ukraines-nga-donbasi-ne-kembim-te-anetaresimit-ne-nato)

[Futboll.]() [Zbulohet se kur do të vendoset fati i Manchester Cityt](https://www.koha.net/futboll/zbulohet-se-kur-do-te-vendoset-fati-i-manchester-cityt)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"“Liria ka emër”: 1 tetori, simbol i protestave – nuk heqim dorë nga drejtësia","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/liria-ka-emer-1-tetori-simbol-i-protestave-nuk-heqim-dore-nga-drejtesia","datePublished":"2026-09-30T14:51:28+02:00","dateModified":"2026-09-30T14:52:22+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":489,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Duke e konsideruar simbol të protestave, platforma “Liria ka emër” ka bërë thirrje që qytetarët të tregojnë edhe më 1 tetor sivjet se nuk heqin dorë nga drejtës","url":"https://www.koha.net/arberi/liria-ka-emer-1-tetori-simbol-i-protestave-nuk-heqim-dore-nga-drejtesia","keywords":"liria ka emer, protesta, gjykata speciale","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/September/30/66e28041-9146-4180-8ab7-0632316ca5ac.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
