KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Лене: Нема сериозна закана од ерупција на насилство на Западен Балкан

Стефан Лене

Ish-diplomati austriak Stefan Lehne ka vlerësuar se aktualisht nuk ekziston një kërcënim serioz për shpërthimin e dhunës masive në Ballkanin Perëndimor, duke thënë se sfida kryesore për Bashkimin Evropian është lufta në Ukrainë.

Во разговор со публицистот Veton Surroi në podcastin “PIKË”, Lehne ka thënë se rajoni ka shënuar rreth dy dekada stagnim, ndonëse ka pasur zhvillime pozitive ekonomike dhe përparim në normalizimin e marrëdhënieve mes vendeve.

“Nuk mendoj se ekziston më një kërcënim vërtet serioz i një shpërthimi dhune masive në rajon. Kështu që ne mund të jetojmë me këtë nga pikëpamja e BE-së për 20 vjet të tjera”, ka deklaruar Lehne.

Ai ka theksuar se lufta në Ukrainë përbën një sfidë ekzistenciale për BE-në, duke paralajmëruar se një disfatë e Ukrainës dhe dobësimi i mbështetjes evropiane mund të sjellin pasoja të rënda për kontinentin.

Sipas tij, nëse BE-ja nuk arrin ta mbështesë Ukrainën në masën e nevojshme, për shkak të rritjes së forcave nacionaliste në disa shtete, dhe nëse presidenti amerikan Donald Trump arrin një marrëveshje me presidentin rus Vladimir Putin në dëm të Ukrainës, Evropa do të përballet me probleme të mëdha.
Për këtë arsye, ai e ka cilësuar mbështetjen për Ukrainën si thelbësore, ndërsa ka thënë se perspektiva e anëtarësimit në BE duhet të jetë pjesë e garancive të sigurisë për këtë vend, edhe nëse procesi nuk mund të përfundojë shpejt.

Прочитајте други ажурирања
Стефан Лене

Стефан Лене на POINT со Veton Surroin