KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Курти се сретна со адмиралот Викоф и новиот командант на КФОР, Вергори, на кои разговараа за безбедносната состојба

Курти

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, admiralin George M. Wikoff, dhe komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin Roberto Vergori, ku u diskutua për sigurinë në vend dhe rajon. 

Kurti ka falënderuar NATO-n për kontributin në paqen e qëndrueshme dhe stabilitetin afatgjatë në Kosovë dhe mbarë Ballkanin Perëndimor.

“Në takimin me Admiralin Wikoff dhe me Gjeneralmajor Vergori, u bisedua për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, zhvillimet dhe aktualitetin, sikurse për bashkëpunimin dhe bashkërendimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe NATO-s. Kryeministri Kurti shprehu falënderime dhe mirënjohje për kontributin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, anëtare e së cilës synojmë të bëhemi, për paqen e qëndrueshme dhe stabilitetin afatgjatë në Kosovë dhe mbarë Ballkanin Perëndimor. E, po ashtu për përkushtimin për mjedis të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët dhe të gjitha komunitetet”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.