Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti, e ka vlerësuar arritje të jashtëzakonshme rezultatin e shqiptarëve në zgjedhjet e parakohshme në Serbi të dielën.
“Koalicioni shqiptar” po projektohet të fitojë dy mandate, por është në garë edhe për mandatin e tretë.
Shqiptarët e Luginës kanë garuar bashkë në një listë.
“Arritje e jashtëzakonshme! Sipas rezultateve preliminare, “Koalicioni Shqiptar” ka marrë 27.230 vota në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, që me rritjen prej 35% të koeficientëve zgjedhorë për pakicat kombëtare, përkthehen në ekuivalentin e 36.761 votave për përllogaritjen e mandateve. Dy mandate të projektuara në Kuvendin e Serbisë, me garën për të tretin ende të hapur! Bashkimi politik i shqiptarëve po shndërrohet në përfaqësim më të fuqishëm parlamentar. Ndërkohë, Aleksandar Vučić ka pranuar publikisht humbjen në zgjedhje përballë Listës Studentore. Edhe Ivica Dačić po përballet me një humbje të rëndë, me listën e tij që, sipas projeksioneve preliminare, mbetet nën pragun zgjedhor prej 3%. Urime të gjithë qytetarëve dhe subjekteve politike shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që e bënë të mundur këtë bashkim!” – ka shkruar Kurti në Facebook.
Vuçiqi humb zgjedhjet në Serbi
-
Камбери: Историско достигнување, се бориме за трет мандат
-
Курти ги повикува Албанците во Долината да гласаат: Секој глас е важен
-
Курти до Албанците од Долината: Со глас против дискриминацијата
-
Се изразуваат очекувања за поголема застапеност на Албанците во српскиот парламент
-
Последниот пат кога Албанците се собраа, тие постигнаа историски резултат во Србија.