Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë prezantimit të raportit përmbledhës të Komisionit Qeveritar për Persona të zhdukur lidhur me gërmimet e zhvilluara në tri lokacione në komunën e Zubin Potokut, ku janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin së paku 23 personave, ka thënë se ky numër përkon me atë që njihet si “grupi i intelektualëve”.
Sipas Kurtit, tashmë ka nisur faza e identifikimit, proces që mund të marrë kohë disa muaj.
“Numri 23 përkon me atë që njihet si grupi i intelektualëve, të cilët më 19 prill të vitit 1999 u ndaluan, u rrëmbyen dhe u pushkatuan nga forcat armike të Serbisë, që u përpoqën të fshehin dhe të zhdukin gjurmët e këtij krimi gjenocidal. Por procesi i identifikimit në tërësi mund të marrë edhe disa muaj kohë. Andaj, vetëm atëherë do të mund të flasim me saktësi të plotë se për kë bëhet fjalë dhe bashkë me familjet t’u japim një lamtumirë dinjitoze dhe nga një varr me emër e mbiemëNë këtë proces, sipas Kurtit, janë përfshirë institucionet e Kosovës, përfshirë Policinë, Institutin e Mjekësisë Ligjore, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, si dhe ekipet mjekoligjore të EULEX-it”, ka thënë Kurti.
Ai ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që të shtojë trysninë ndaj Serbisë për zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur me Dhunë, të dakorduar në Bruksel më 2 maj 2023, si dhe për hapjen e arkivave shtetërore që mund të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.
“Serbia arreston dhe përndjek edhe ata pak serbë që kanë guxuar të dëshmojnë tek institucionet ndërkombëtare. Andaj, më shumë se sa në çdo moment tjetër, në momente si ky, faktorët ndërkombëtarë duhet ta shtojnë trysninë ndaj fqinjit tonë verior që të zbatojë Deklaratën për Personat e Zhdukur me Dhunë, të dakorduar në Bruksel më 2 maj 2023, duke hapur dhe vënë në dispozicion arkivat shtetërore që mund të çojnë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Andaj e përsërisim thirrjen për hapjen e arkivit të Brigadës së Motorizuar 37 të Ushtrisë së Jugosllavisë, e cila ka kryer masakra posaçërisht në Drenicë, por edhe gjithandej Kosovës, e dosja e së cilës para 12 vjetësh është klasifikuar për 30 vjet. Pra, ajo mbetet e klasifikuar edhe 18 vjet të tjera”, tha Kurti.

Sipas tij, familjet që kanë pritur 27 dhe 28 vjet nuk mund të dënohen me pritje, ankth e dhimbje edhe për 18 vjet të tjera. Andaj, sipas Kurtit, trysnia ndërkombëtare është jetike në këtë proces.
“Dosjet e arkivuara dhe të klasifikuara të Brigadës së Motorizuar 37 të Ushtrisë së Jugosllavisë duhet të hapen tash nga shteti i Serbisë, pra sivjet në vitin 2026, e jo në vitin 2044”, tha Kurti.
исто така
Шведска потврди дека е откриена уште една масовна гробница во Зубин Поток
Në vendet ku janë kryer gërmimet, javën e kaluar autoritetet kanë prezantuar edhe një sasi të madhe armatimi të gjetur në afërsi të lokacioneve. Sipas Kurtit, armët janë dërguar për ekzaminim dhe analizë për të përcaktuar nëse mund të kenë lidhje me krimet dhe masakrat e kryera në këto zona.
Ndërsa, Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për persona të zhdukur tha se gjetjet në tri lokacionet janë afro 300 metra në vijë ajrore afër, ndërkaq nga ajo në Jabukë rreth 1 kilometër.
“Kemi tri varre masive në atë zonë, duke filluar nga lokacioni i parë që është në Kalludër, siç u potencua që tanimë është konfirmuar nga gjetjet e mbetjeve mortore që në këtë rast po flasim për minimumin së paku për tre persona, së paku tri viktima të zhdukura me forcë. Lokacioni i dytë në Jabukë dhe lokacioni i tretë po ashtu në Kalludër, në një distancë ajrore në këtë rast mes lokacionit të parë dhe lokacionit të tretë janë më pak se 300 metra. Ndërsa lokacioni i parë në raport me lokacionin e dytë, po ashtu në raport lokacioni i tretë me lokacionin e dytë, po flasim diku për rreth 1 kilometër vijë ajrore, edhe pse për shkak të specifikave të terrenit, pjesa e rrugës në këtë rast merr shumë më shumë kohë në raport me pjesën e distances”, ka thënë ai.
-
Најавени месеци потрага по останките во Калудра
-
Главен обвинител Гаши: Се сомнева дека во масовните гробници во Зубин Поток има и други тела на жртви од војната
-
Коскени остатоци од најмалку 23 лица пронајдени во Зубин-Поток
-
Курти: Ископувањата во Зубин-Поток ќе продолжат со месеци бидејќи остатоците се расфрлани