KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Злосторникот Младиќ погребан со државни и воени почести. ЕУ: Немаше државни почести

Младиќ

Ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Sërpska, Ratko Mlladiq, i dënuar nga Tribunali i Hagës për gjenocid dhe krime të tjera lufte në Bosnjë-Hercegovinë, u varros të hënën në Beograd me nderime shtetërore dhe ushtarake. Ceremonia u shoqërua me të shtëna nderi dhe fjalime lamtumire, në të cilat u madhërua e kaluara e tij gjatë luftës. Në prani të pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë, udhëheqësve politikë të Republikës Sërpska dhe zyrtarëve të Serbisë, të pranishmit brohoritën emrin e Mlladiqit dhe e përcollën arkivolin e tij me duartrokitje. Por në Bashkimin Evropian thanë se varrimi i tij nuk u bë me nderime shtetërore.

Bashkimi Evropian në ditët e varrimit të kryekriminelit Rako Mladiq ka përsëritur thirrjet që të mos ketë glorifikim të kriminelëve të luftës dhe mohim të gjenocidit por të gjithë të fokusohen në nderimin e viktimave dhe në pajtimin në rajon.

Por në reagimin e Komisionit Evropian i habitshëm ishte pohimi se ata këtë varrim nuk e shohin se një funeral me nderime shtetërore. Këtë e tha Paula Pinho, zëdhënëse e Komisionit Evropian.

“Qëndrimi ynë është shumë i qartë. Nuk ka vend për glorifikimin e kriminelëve të luftës apo të atyre që mohojnë gjenocidin, ose të atyre që bien ndesh me vlerat më themelore evropiane. Fakti është se ne kishim dëgjuar se ishte planifikuar një varrim me nderime shtetërore dhe kjo nuk ka ndodhur. Kështu që, ju lë juve të gjykoni për rëndësinë e qëndrimit tonë për këtë çështje”, tha zëdhënësja.

Ne insistuam në konferencën për shtyp që të sqarohet se si kanë ardhur në konkludim se ky nuk ishte varrim me nderime shtetërore kur nderimet i bëri ushtria e shtetit, komandanti i të cilëve është presidenti i shtetit dhe aty ishin edhe ministra nga qeveria. Po ashtu gazetarët pyetën se a do të ketë pasoja për këtë sjellje të Serbisë. Por përgjigja ishte shumë e paqartë. 

“Siç thashë, ne e kemi bërë shumë, shumë të qartë qëndrimin tonë edhe për autoritetet serbe. Se çfarë do të jenë hapat pasues, dhe nëse do të ketë të tillë, do ta shohim”, tha ajo.

Jo zyrtarisht në BE thanë se në kontaktet e ditëve të fundit me zyrtarët e Serbisë u është bërë e qartë se do të ketë pasoja për sjelljen e tyre ndaj kriminelit Mladiq, por nuk thanë se cilat do të jenë pasojat. Ndër to nuk përjashtohet as mundësia e anulimit të vizitës së presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der leyen në Serbi muajin e ardhshëm kur është planifikuar një turne e saj në vendet e rajonit.