Pavarësisht ndryshimeve të mëdha globale në teknologji e arsim, nxënësit në Kosovë edhe këtë vit shkollor do të mësojnë sipas Kurrikulës Bërthamë të vitit 2016. Njohësit e arsimit vlerësojnë se pas një dekade është koha për rishikimin e saj, dhe kërkuan që ndryshimet të bazohen në të dhëna dhe në nevojat e nxënësve, mësimdhënësve dhe kohës në të cilën jetojmë.
Edhe në vitin e ri shkollor, nxënësit do të mësojnë bazuar në Kurrikulën Bërthamë, e cila tash e një dekadë nuk është përditësuar.
Njohës të çështjeve të arsimit kanë vlerësuar se, ndonëse Kurrikula është e avancuar, rishikimi i saj do të duhej të bëhej çdo pesë vjet.
Drejtori i organizatës “ETEA” Agon Ahmeti ka thënë se e sheh si problem faktin që Ministria e Arsimit ka nisur rishikimin e kurrikulave lëndore, por jo edhe të Kurrikulës Bërthamë.
“Është krejtësisht e pamjaftueshme mënyra se si sot e adreson kurrikula në vitin 2026 çështjen e kompetencës digjitale, sidomos për faktin që tash e kemi një zhvillim të jashtëzakonshëm teknologjik që është inteligjenca artificiale”, ka thënë Ahmeti.
E njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja, e ka vlerësuar problematik faktin se nuk ka evidencë të saktë se sa janë arritur rezultatet e të nxënit të parapara me Kurrikulën Bërthamë. Sipas tij, duhet përfshirë mësimdhënës, prindër e nxënës në vlerësimin e nevojës për ndryshimin e kurrikulës.
исто така
Косово заостанува, ЕК одобри нови средства за Албанија, Црна Гора и Северна Македонија
“Sa në të vërtetë është e zbatueshme kjo kurrikulë? Cilat janë ato intervenimet e domosdoshme? Sa me të vërtetë kjo kurrikulë është e mbingarkuar? Sa po arrin kjo kurrikulë të kthehet saktë si rezultat në tekste shkollore? Pra plot këto pikëpyetje e meritojnë një përgjigje edhe po gjykoj që ka ardhur tashmë koha pas një dekade të rishikohet si dokument, por të rishikohet si dokument i bazuar në një evidencë të saktë empirike”, ka thënë Qehaja.
Sipas tij, rishikimi i Kurrikulës Bërthamë do të duhej bërë që në fillim të realizimit të saj.
“Një rishikim është dashur të bëhej në pilotim të kësaj kurrikule të bazuar në kompetenca gjë që nuk ka ndodhur dhe është futur në zbatim të plotë dhe ky zbatim i plotë ka shkuar me vite për të ardhur në më shumë se një dekadë”, ka thënë ai.
Ndërkaq, Ahmeti ka thënë se përgjatë një dekade as mësimdhënësit nuk janë përgatitur për të punuar me kurrikulat ekzistuese.
исто така
KfW го предупредува и Рама за проектот од 80 милиони долари
“Si kritikë të paktën prej mësimdhënësve vazhdon të potencohet edhe sot që kanë kaluar 10 vjet për implementim të saj që nuk ka pasur vazhdimësi mbështetje të duhur mësimdhënësit për ta implementuar kurrikulën ashtu siç është përmbajtja e tekstit të saj krahas saj edhe kushtet sidomos materiale didaktike vazhdimisht kanë qenë të mangëta”, ka thënë Ahmeti.
E, për rishikimin e kurrikulave lëndore të dy kanë thënë se ky proces kërkon kohë dhe vullnet politik pasi iniciativa për rishikimin e tyre është ndërmarrë në fund të qeverisjes së kaluar. Shkaku i krizës politike, deri më tani grupi punues ka zhvilluar vetëm një takim.