KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Косово мора да се почитува – Како украинските медиуми известуваа за отстранувањето на знамето во Приштина?

Знаме на Украина

Flamuri gjigant i Ukrainës u largua nga qendra e Prishtinës të dielën, pas katër vjetësh qëndrimi në shenjë solidarizimi për agresionin e paprovokuar rus që nisi ndaj shtetit ukrainas në vitin 2022.

Ndonëse Kosova e mbështeti Ukrainën duke i strehuar gazetarët e tyre, duke iu dërguar ndihma dhe duke sanksionuar Rusinë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenksy, gjatë një vizite së fundmi në Serbi, deklaroi se nuk e ka ndërmend ta njohë Kosovën.

Flamuri i Ukrainës u largua nga qendra e Prishtinës, pikërisht për këtë arsye.

Por, si raportuan mediat ukrainase për këtë veprim të Kosovës?

The Kyiv Independent, në titull e spikati përgjigjen kryesore për këtë këtë veprim – Kosova duhet të respektohet.

исто така Времето денес е претежно сончево и топло. Арбери Времето денес е претежно сончево и топло.

Ndërsa, raportimit tutje ia bashkangjiti postimin e kryetarit të Prishtinës, Pëprarim Rama. Ndërkohë u përmend edhe arsyeja dhe deklarimi i Zelenskyt në Serbi.

“Zyrtarët në Kosovë shprehën zemërim më 9 gusht, pas vizitës së parë zyrtare të Presidentit Volodymyr Zelensky në Serbi, ku ai përsëriti qëndrimin e Ukrainës ndaj Kosovës. Zelensky u takua me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Beograd më 7–9 gusht, në një vizitë që u pa kryesisht si simbolike, duke pasur parasysh lidhjet e ngushta të Serbisë me Rusinë. Pavarësisht mbështetjes së Kosovës për Kievin gjatë luftës kundër Moskës, Ukraina nuk e njeh zyrtarisht Kosovën si shtet, qëndrim të cilin Zelensky e konfirmoi gjatë bisedimeve me Vuçiqin”, thuhet në raportimin e The Kyiv Independent.

Sfondi i raportimit, pashmangshëm ishte për atë që Kosova ka përjetuar nga Serbia që nga lufta e fundit e deri te shpallja e pavarësisë.

“Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë kanë mbetur të tensionuara që nga Lufta e Kosovës e viteve 1998–1999, pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Forcat serbe kryen krime të përhapura lufte, përfshirë masakrimin e mijëra shqiptarëve etnikë në Kosovë. Kriza çoi në një fushatë bombardimesh të NATO-s që zgjati 78 ditë, me synimin për të larguar forcat serbe në vitin 1999. Të paktën 10,000 shqiptarë të Kosovës u vranë nga forcat serbe gjatë spastrimeve etnike, sipas Departamentit Amerikan të Shtetit. Kosova më vonë shpalli pavarësinë në vitin 2008”, thuhet tutje.

Përveç The Kyiv Independent, heqja e flamurit u bë lajm edhe nga media Pravda.com. Edhe në raportimin e kësaj gazete online, u raportua se heqja e flamurit të Ukrainës u bë për shkak të deklarimeve të Zelenskyt në Serbi.

“Dhembshuria dhe solidariteti ynë do të jenë gjithmonë me popujt që përballen me luftë, dhunë dhe persekutim. Në fund të fundit, ne, më shumë se shumë të tjerë, e dimë se çfarë do të thotë të luftosh për liri, dinjitet dhe të drejtën për të ekzistuar si shtet”, është pjesa e bashkangjitur e kryetarit të Prishtinës Përparim Rama në videon e publikuar të heqjes së flamurit të cilën e ka përfshirë kjo media në raportimin e saj.

исто така Демонстрантите во Тирана се движеа пред амбасадите на Србија и Украина, скандирајќи „УЧК, УЧК“ Арбери Демонстрантите во Тирана се движеа пред амбасадите на Србија и Украина, скандирајќи „УЧК, УЧК“

Për këtë zhvillim kanë raportuar edhe The New Voice of Ukraine (NV), Ukrainska Pravda, European Pravda, Hromadske, Babel etj.

Deklarimi i Zelenskyt në Serbi, nxiti reagimi në Kosovë e Shqipëri. Ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, duke shprehur keqardhje për qëndrimin e Kievit, ka rikujtuar mbështetjen e Kosovës për Ukrainën. Edhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar, duke thënë se çështja e Kosovës nuk mund të barazohet me agresionin rus ndaj Ukrainës.