KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Коњуфца: Не се заморуваме од политички дијалог, Курти повторно ќе се обрати на ПДК, ЛДК и Алијансата

Глаук Коњуфча

Ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, ka deklaruar se nuk beson se procesi aktual i konstituimit të Kuvendit po bëhet në kundërshtim me Kushtetutën.

Sipas tij, themelimi i Kuvendit mund të zgjasë më shumë se një ditë, ndërsa për çështjen e afatit prej 24 orëve për përfundimin e seancës konstituive, ekzistojnë interpretime të ndryshme nga ekspertët kushtetues.

Konjufca ka thënë gjithashtu se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do t’iu drejtohet sërish tri partive shqiptare, Partisë Demokratikë, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për dialog politik, pavarësisht asaj që ndodhi në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës.

“Unë mendoj që konstituimi mund të zgjasë më shumë se një ditë. Kurti do t’u drejtohet sërish, kurrë nuk do të lodhemi nga dialogu politik, do të vazhdojnë përpjekjet edhe PDK-ja, edhe LDK-ja e AAK-ja. Çdo dëm që ju po e konsideroni është më i vogël se ajo çka pamë në seancë, dhuna ndaj kryeministrit dhe ndaj deputetëve tanë. A thonit keq edhe atëherë? Nëse është keq, është keq edhe kësaj radhe. Është më pak dëm sesa të shkohet në zgjedhje të reja, të dy këto dëme janë më të mëdha. Nuk është duke u shkelur Kushtetuta”, deklaroi Konjufca.

Konjufca ka thënë se edhe moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës, nuk është situatë aq dramatikë siç po e interpreton opozita. Sipas Konjufcës, diskutimi ka të bëjë me atë se a duhet të përfundojë brenda 24 orëve mbajtja e seancës.

“Ne nuk mendojmë që është shkelur Kushtetuta. Për shkak të këtyre momenteve dhe proceseve, prej zgjedhjeve të shkurtit ka qenë duke u interpretuar. I patëm disa momente edhe vitin e kaluar kur ishin të paqarta. Diskutimi ka të bëjë me ditën e mbajtjes së seancës dhe a e përbën një entitet të vetëm dhe a duhet të përfundojë brenda 24 orëve mbajtja e seancës apo jo. Sipas disa ekspertëve, të cilët kanë interpretime të ndryshme, mund të zgjasë edhe më shumë se 24 orë. Kështu është duke ndodhur edhe tash, po zgjat më shumë se një ditë. Nuk është dramatike qysh po e interpreton opozita, është pjesë e formësimit të mëtejshëm kushtetues të vendit tonë. Kur do të thirret seanca, nuk mund ta caktoj unë”, ka thënë Konjufca.