KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Кочи: Во ЛДК се води битка

Мелазим Коци

Analisti politik Melazim Koci ka thënë se në Lidhje Demokratike të Kosovës po zhvillohet një betejë e brendshme dhe se kryetari i partisë Lumir Abdixhiku me arritjen e një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje që Bekim Sejdiu të jetë president konsensual është duke i vënë në ultimatum deputetë e LDK-së që ta votojnë atë apo qëndrojnë në sallë. 

Koci në “Konfront” të KTV-së ka thënë se në konferencë për media të hënën Abdixhiku nuk tha se i ka në dispozicion votat e 18 deputetëve të LDK-së dhe se do të ishte politikisht më korrekte sikur ai të mblidhte Grupin Parlamentar të LDK-së e të diskutonte para se të dilte në konferencë për media. 

“Mendoj se kjo çfarë ndodhi, tingëllon si një formë ultimatumi ndaj atyre brenda LDK-së se ose do të votoni për z. Sejdiu ose do të shpalleni para opinionit fajtor që mbetet vendi pa presidentit e që Kosova shkon sërish në zgjedhje. E do të paguani çmimin. Kjo më tingëllon si betejë brenda LDK-së mes dy krahëve. Përpjekje e z. Abdixhikut dhe znj. Osmani për ta diskualifikua pjesën tjetër. Për ta hequr nga lista eventualisht në zgjedhje tjera”, tha Koci. 

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, tha se nuk ka votë për Sejdiun. 

“Kjo kandidaturë nuk pasqyron interesat politike dhe parimore të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe elektoratit të saj. Përkundrazi, mënyra se si është imponuar kjo zgjidhje krijon përshtypjen se LDK ka penguar edhe kandidatura të tjera politike, vetëm për t’i hapur rrugë një kandidature që, në thelb, është po ashtu politike”, vlerësoi Hoti.
 

Прочитајте други ажурирања
Конфронтирај

ВО ЖИВО: Беким Сејдиу номиниран за претседател