---
description: Ish-kryeredaktori i Radio Evropës së Lirë, Melazim Koci, e ka krahasuar gjendjen në të cilën gjendet Lidhja Demokratike të Kosovës me anijen “Titanik” që ishte
title: "Koci: LDK si “Titaniku”, ndodhet në një situatë gati pa rrugëdalje"
image: https://resources.koha.net/images/2026/January/15/b9fd9f1e-ee6c-4df5-abd6-546d9653c9fe.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Koci: LDK si “Titaniku”, ndodhet në një situatë gati pa rrugëdalje

![Melazim Koci](https://resources.koha.net/images/2026/January/15/b9fd9f1e-ee6c-4df5-abd6-546d9653c9fe.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 15 janar 2026 20:44
- Shpërndaje në:

- 15 janar 2026 20:44
- Shpërndaje në:

Ish-kryeredaktori i Radio Evropës së Lirë, Melazim Koci, e ka krahasuar gjendjen në të cilën gjendet Lidhja Demokratike të Kosovës me anijen “Titanik” që ishte fundosur në vitin 1912. 

Koci në “Konfront” të KTV-së ka thënë se kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të duhej të jepte dorëheqje të parevokueshme e më pas organet e partisë do ta jetësonin këtë. Ai thotë se nuk është dorëheqje kjo që ka ofruar Abdixhiku, por është tentim “për t’i amortizuar kërkesat për dorëheqje, për të fituar kohë dhe për ta konsoliduar mbështetjen jo vetëm të tij, por edhe të disa të tjerëve”. 

“Çështjet nuk kanë të bëjnë vetëm me dorëheqjen e Abdixhikut. Problemi në LDK është më i thellë. Në këtë moment i ngjan ‘Titanikut’. Kur e them këtë e them me shumë keqardhje dhe dhembje, pasi megjithatë është një parti që ka merita të jashtëzakonshme...Është parti që ka dhënë shumë për Kosovën dhe pavarësisht se çfarë do të ndodhë meritat historike do t’i mbeten”, tha Koci. 

Koci nuk e ka përjashtuar mundësinë që LDK-ja të margjinalizohet në skenën politike të Kosovës. 

Ai ka thënë se Abdixhiku do të kishte hyrë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, por ai e refuzoi nga frika se partia e tij mund të ndahej në dysh. 

“Besoj se z. Abdixhiku do të hynte në koalicion me Vetëvendosjen, por është evidente që hyrja na koalicion do të shkaktonte përçarje të thella e ndoshta ndarje në dysh. Kjo e frenoi ndoshta hyrjen në koalicion me VV-në. Unë mendoj se ai rrezik ishte real. Dihen emrat që s’do të pajtoheshin të hynin në koalicion. Përgjegjësia nuk është vetëm e Abdixhikut por e gjithë atyre brenda kryesisë e më gjerë, që e kanë sjellë LDK-në në një situatë gati pa rrugëdalje”, tha Koci.

[Lexo përditësimet tjera![Konfront](https://resources.koha.net/images/2026/January/15/22d371d6-7c8d-425b-82ab-36f65f5383d6.webp?q=80&w=150&h=150&r=fill)<h4>Kush do ta udhëheqë LDK-në?</h4>](https://www.koha.net/arberi/live-kush-do-ta-udheheqe-ldk-ne)

[#melazim koci](https://www.koha.net/tag/melazim-koci) [#LDK](https://www.koha.net/tag/ldk) [#konfront](https://www.koha.net/tag/konfront)

Artikuj të ngjashëm

- [![Abdixhiku: Po të dëgjohej vizioni ynë, sot do të kishim president dhe stabilitet balancues](https://resources.koha.net/images/2026/October/06/f41bcd6c-a18c-4640-b643-a9c8b83d5645.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 6 tet 2026 Abdixhiku: Po të dëgjohej vizioni ynë, sot do të kishim president dhe stabilitet balancues](https://www.koha.net/arberi/abdixhiku-po-te-degjohej-vizioni-yne-sot-do-te-kishim-president-dhe-stabilitet-balancues)
- [![Koci: Po zhvillohet betejë brenda LDK-së](https://resources.koha.net/images/2026/August/31/11f5a599-ff41-4bf4-834f-d2ece247729f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 31 gus 2026 Koci: Po zhvillohet betejë brenda LDK-së](https://www.koha.net/arberi/koci-po-zhvillohet-beteje-brenda-ldk-s)
- [![Abdixhiku: LDK-ja ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional](https://resources.koha.net/images/2026/July/31/c9a09fe4-0e03-4b21-851a-31d734f4d0ae.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 31 kor 2026 Abdixhiku: LDK-ja ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional](https://www.koha.net/arberi/abdixhiku-ldk-ja-ka-nevoje-per-bashkim-republika-per-stabilitet-institucional)
- [![Muhaxhiri: Abdixhiku duhet të largohet, s’ka autoritet të vazhdojë](https://resources.koha.net/images/2026/July/30/f186adf3-2605-4850-86fd-af07ca0710f2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 30 kor 2026 Muhaxhiri: Abdixhiku duhet të largohet, s’ka autoritet të vazhdojë](https://www.koha.net/arberi/muhaxhiri-abdixhiku-duhet-te-largohet-ska-autoritet-te-vazhdoje)
- [![Abdixhiku rikonfirmohet kryetar i LDK-së](https://resources.koha.net/images/2026/July/30/ffaf98c0-c4af-40a9-811c-13d7f6970ccc.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 30 kor 2026 Abdixhiku rikonfirmohet kryetar i LDK-së](https://www.koha.net/arberi/sot-kuvendi-per-shkarkimin-e-abdixhikut)

[Arbëri.]() [“Ku shkuan 1.8 miliardë euro” e “cili është vizioni” – opozita ankohet për shëndetësinë](https://www.koha.net/arberi/ku-shkuan-18-miliarde-euro-e-cili-eshte-vizioni-opozita-ankohet-per-shendetesine)

[Showbiz.]() [Raportohet se Lopez e Goldstein janë “më shumë se kolegë”, detaje për raportin mes tyre](https://www.koha.net/showbiz/jennifer-lopez-dhe-brett-goldstein-raportohet-se-po-shoqerohen-ne-menyre-jozyrtare)

[Arbëri.]() [“Simbolikë për dialog”, Rama vendos karriget para Kryeministrisë](https://www.koha.net/arberi/simbolike-per-dialog-rama-vendos-karriget-para-kryeministrise)

[Kronikë.]() [Sulmohet fizikisht një shtetas turk në Qendrën e Azilit në Magure, arrestohet i dyshuari algjerian](https://www.koha.net/kronike/sulmohet-fizikisht-nje-shtetas-turk-ne-qendren-e-azilit-ne-magure-arrestohet-i-dyshuari-algjerian)

[Kulturë.]() [“Nyga” me dhimbjen dhe mohimin përballë humbjes së kujtesës](https://www.koha.net/kulture/nyga-me-dhimbjen-dhe-mohimin-perballe-humbjes-se-kujteses)

[Arbëri.]() [Rama: Po diskutojmë uljen e moshës për dënimin penal](https://www.koha.net/arberi/rama-po-diskutojme-uljen-e-moshes-per-denimin-penal)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Koci: LDK si “Titaniku”, ndodhet në një situatë gati pa rrugëdalje","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/koci-ldk-si-titaniku-ndodhet-ne-nje-situate-gati-pa-rrugedalje","datePublished":"2026-01-15T20:44:25+01:00","dateModified":"2026-07-10T23:55:04+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":335,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ish-kryeredaktori i Radio Evropës së Lirë, Melazim Koci, e ka krahasuar gjendjen në të cilën gjendet Lidhja Demokratike të Kosovës me anijen “Titanik” që ishte","url":"https://www.koha.net/arberi/koci-ldk-si-titaniku-ndodhet-ne-nje-situate-gati-pa-rrugedalje","keywords":"melazim koci, LDK, konfront","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/January/15/b9fd9f1e-ee6c-4df5-abd6-546d9653c9fe.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
