KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Заканите и лажните наративи од Србија, борбите на косовските дипломати

Конференција на амбасадори

Hapja e arkivave të Serbisë për personat e pagjetur dhe përgjegjësia për krimet e luftës ishin në fokus të Konferencës së Ambasadorëve të Kosovës. Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, kërkoi presion ndaj Beogradit, ndërsa kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, folën për kërcënimin nga Serbia

Hapja e arkivave të Serbisë për të zbardhur fatin e personave të pagjetur ishte një nga shumë kërkesat e bëra në Konferencën e nëntë të Ambasadorëve të Kosovës. 

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka organizuar edicionin e nëntë të Konferencës së Ambasadorëve të Republikës së Kosovës. 

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, duke folur për zhvillimet e fundit në Zubin-Potok, ku janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin viktimave të luftës së viteve 1998-1999, tha se partnerët e Kosovës duhet ta dinë se janë gjetur dëshmi të reja për krimet e luftës.

“Për diplomatët tanë, kjo duhet të jetë një çështje e vazhdueshme e komunikimit me qeveritë dhe institucionet e vendeve ku shërbejnë. Partnerët tanë duhet ta dinë se edhe sot në Kosovë po gjenden dëshmi të reja të krimeve të luftës dhe se drejtësia për viktimat dhe familjet e tyre ende pret përgjigje. Prandaj, duhet t’i bëhet presion Serbisë që të hapë arkivat”, ka thënë Haxhiu. 

Ajo ka deklaruar se Beogradi duhet të mbajë përgjegjësi për sulmin terrorist në Banjskë, sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, gazetarëve dhe qytetarëve si dhe për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës.

исто така Косоварите, новите Европејци кои не се обновуваат Арбери Косоварите, новите Европејци кои не се обновуваат

Ndërkaq, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se zgjerimi i kapaciteteve ushtarake të Serbisë është pjesë e një strategjie më të gjerë politike dhe diplomatike.

“Zgjerimi i kapaciteteve ushtarake të Serbisë nuk është thjesht përpjekje për të modernizuar ushtrinë e saj, por një strategji më e gjerë politike dhe diplomatike, e cila lidhet drejtpërdrejt me synimet e saj hegjemoniste karshi rajonit tonë, e veçanërisht Kosovës. Retorika e vazhdueshme e liderëve të saj dëshmon vijimësinë e pretendimeve ekspansioniste të Serbisë në rajon, shoqëruar me thirrje për fuqizimin e mëtejshëm të kapaciteteve ushtarake për arritjen e kufijve të saj”, ka thënë Kurti. 

Ai u ka bërë thirrje diplomatëve të Kosovës që të jenë të përgatitur për përballje me narrativat e rreme dhe dezinformimin, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të bazuar në fakte.

Në të njëjtën linjë ishte edhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i cili tha se Serbia mbetet burim kërcënimi për rajonin.

исто така Фетоши: Србија се меша во изборите преку пропаганда, криминални мрежи и Српскиот список Арбери Фетоши: Србија се меша во изборите преку пропаганда, криминални мрежи и Српскиот список

“Deklarata e ministres serbe se, po të ishte në vend të Millosheviqit, do ta spastronte etnikisht Kosovën sërish, është një deklaratë që duhet ta marrim seriozisht, jo vetëm si shtet i Kosovës, por duhet të merret po aq me vëmendje dhe me seriozitet edhe nga aleatët tanë ndërkombëtarë, që kanë investuar dhe investojnë në sigurinë dhe në paqen e rajonit tonë. Qëndrimet tolerante të Bashkimit Evropian ndaj pozicioneve të tilla të Serbisë e kanë inkurajuar vetë Serbinë”, është shprehur Konjufca. 

Konjufca tha se Konferenca e Ambasadorëve është një aktivitet i rregullt vjetor, përmes të cilit shqyrtohen rezultatet e diplomacisë së Kosovës dhe diskutohen zhvillimet ndërkombëtare që prekin interesat e vendit.