KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

КДИ: Неименувањето на пратениците од Српската листа во комисиите ја поткопува застапеноста на заедниците

Парламентот на Косово

Фото: Дритон Пачарада

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka vlerësuar se mosemërimi i deputetëve të Listës Serbe në komisionet parlamentare përbën cenim të përfaqësimit të komunitetit serb në Kuvendin e Kosovës.

Rreth një muaj prej fillimit të punës së komisioneve parlamentare, Vetëvendosje në pushtet por edhe partitë tjera shqiptare në opozitë, nuk po marrin pjesë në votimin për emërim të deputetëve të Listës Serbe në komisione parlamentare. Mosvotimi po arsyetohet me mungesë të kuorumit edhe pse deputetët po janë aty për pikat tjera të rendit të ditës.

“KDI vlerëson se moszgjidhja e kësaj çështjeje po i lë deputetët e Listës Serbe jashtë punës së komisioneve parlamentare, duke ua kufizuar mundësinë për të përfaqësuar interesat e komunitetit që përfaqësojnë dhe për të marrë pjesë në shqyrtimin e projektligjeve, mbikëqyrjen e institucioneve dhe proceset e tjera parlamentare. Meqë komisionet kanë filluar punën rreth një muaji, kjo situatë po ua pamundëson deputetëve të propozuar pjesëmarrjen në një pjesë të rëndësishme të punës parlamentare. Përfaqësimi i komuniteteve në Kuvend është e drejtë kushtetuese që duhet të garantohet përmes pjesëmarrjes së tyre efektive në strukturat dhe proceset vendimmarrëse parlamentare. Zvarritja e emërimeve pengon ushtrimin e kësaj të drejte dhe rrezikon të cenojë gjithëpërfshirjen në proceset parlamentare”, thuhet në reagim.

Lista Serbe është partia më e madhe serbe në Kosovë. Partia që vazhdon të ketë lidhje me pushtetin në Serbi, ka siguruar 9 ulëse nga 10 të rezervuara për këtë komunitet në Kuvendin e Kosovës.