KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Јакај: ПДК пресмета со рокови во Декларацијата, бидејќи ќе мора да гласа за претседател

Наим Јакај

Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës ka qenë e kujdesshme me afate në Deklaratën e miratuar në Kuvendin e Kosovës ndaj aktvendimit të Gjykatës Speciales e cila dënoi me 18 vjet burgim katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Jakaj në emisionin “Interaktiv” në KTV ka thënë se po të përmendte PDK-ja afate për strategjinë, atëherë do ta vendoste në pozitën që do të duhej t’ia votonte Lëvizjes Vetëvendosje kandidatin për president.

“Edhe PDK-ja me gjasë si propozuese e kësaj deklarate është ruajtur që të mos ketë afate një mujore a dy mujore sepse nuk dihet a do të Kuvend funksional pas datës 6 tetor, apo Qeveri. Po besoj që të gjitha kanë qenë kalkulime në mënyrë që të mos përmendet sepse po të përmendet një mujori a dy mujori për strategjinë, për buxhetin tanimë veçse dihet që 31 tetori është afati i fundit për t’u miratuar ndarjet buxhetore, pastaj do ta vendoste PDK-në në atë pozitën që do të duhej gjithsesi ta votonte një kandidat nga LVV-ja që e propozon për president”, ka thënë Jakaj.

Jakaj ka thënë se barra më e madhe në këtë periudhë i bie Lëvizjes Vetëvendosje për shkak të numrave që i ka në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka theksuar se “beteja” për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët janë dënuar në Hagë, nuk i përket vetëm një partie politike por të gjithave pa dallim.

Kuvendi i Kosovës me 99 vota e ka miratuar Deklaratën për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në deklaratë vlerësohet i papranueshëm konstatimin i Dhomave të Specializuara për ekzistencën e një qëllimi të përbashkët kriminal, ndërsa në njërën nga shtatë pikat e saj bëhet edhe thirrje për hartimin e një strategjie të përbashkët shtetërore në kuadër të së cilës të bashkërendohen veprimet juridike, institucionale dhe diplomatike.