---
description: Gjykata Themelore në Helsinki e ka dënuar ish-futbollistin nga Kosova, Albert Kuqi, me tetë vjet burgim për tri vepra penale që lidhen me narkotikë.Kuqi, bashkë
title: Ish-futbollisti nga Kosova dënohet me 8 vjet burgim në Finlandë për kontrabandë droge
image: https://resources.koha.net/images/2025/September/26/407ca5ad-ea25-4466-b493-c2ea70d08bf7.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Ish-futbollisti nga Kosova dënohet me 8 vjet burgim në Finlandë për kontrabandë droge

![Albert Kuqi](https://resources.koha.net/images/2025/September/26/407ca5ad-ea25-4466-b493-c2ea70d08bf7.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto e marrë nga is.fi. Autor: Janne Aaltonen

- 26 shtator 2025 17:33
- Shpërndaje në:

- 26 shtator 2025 17:33
- Shpërndaje në:

Gjykata Themelore në Helsinki e ka dënuar ish-futbollistin nga Kosova, Albert Kuqi, me tetë vjet burgim për tri vepra penale që lidhen me narkotikë.

Kuqi, bashkë me dy persona të tjerë, akuzohej se kishte dërguar rreth 14 kilogramë kokainë në Finlandë në tri raste të ndara në vitet 2024 dhe 2025. Nëntë kilogramë e gjysmë veçse kishin përfunduar në treg, ka shkruar “ [iltalehti](https://www.iltalehti.fi/veikkausliiga/a/d0d47249-79ed-4c0a-87e0-a7935f48c1ba?fbclid=IwY2xjawNDjftleHRuA2FlbQIxMABicmlkETFiQ0swSk96c05SUUN4VEVXAR6CjhtvKUjjMr5hpdQ_3HKm70pLzUwEE3fDA6Xazl5DiWNd7nWg7CZZuFmK8w_aem_fEZ-cOJpQtjq7VWjujhyTA).fi”.

33-vjeçari akuzohej se siguroi banesën për grupin që çonte kokainën në Finlandë e se po ashtu siguroi klientët dhe ndihmoi në mbledhjen e parave nga tregtia.

Kuqi megjithatë, sipas vendimit gjyqësor, ka pasur rol më të zbehtë në krahasim me dy shqiptarë të tjerë, Lulzim Gërxhaliun e Ergi Tushën, që u dënuan me nga dhjetë vjet e dy muaj burgim. Ata konsiderohen përgjegjës për organizimin e tregtisë.

Sipas prokurorisë, ata kishin kryer veprat si pjesë të aktiviteteve të një grupi kriminal.

Po ashtu ata detyrohen t’ia dorëzojnë shtetit rreth 360 mijë euro, që dyshohet se përfituan nga krimet.

[Edhe ![Drogë 1 milion euro, arrestohen tre shtetas të Kosovës në Durrës](https://resources.koha.net/images/2026/August/22/b7eddca2-8aa8-4477-9598-8f7b270eaa64.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 22 gus 2026 Drogë 1 milion euro, arrestohen tre shtetas të Kosovës në Durrës](https://www.koha.net/kronike/droge-1-milion-euro-arrestohen-tre-shtetas-te-kosoves-ne-durres)

Në këtë grup akuzoheshin 13 persona. Dhjetë prej tyre u dënuan e tre u liruan menjëherë.

Vendimi gjyqësor s’është i formës së prerë dhe mund të apelohet.

Kuqi ka luajtur në nivelin më të lartë të futbollit në Finlandë dhe në rangje më të ulëta. U pensionua në vitin 2018.

[#Albert Kuqi](https://www.koha.net/tag/albert-kuqi) [#futboll](https://www.koha.net/tag/futboll) [#Finlanda](https://www.koha.net/tag/finlanda) [#trafikim](https://www.koha.net/tag/trafikim) [#droge](https://www.koha.net/tag/droge)

Artikuj të ngjashëm

- [![Ish-futbollisti i Shqipërisë arrestohet në Francë](https://resources.koha.net/images/2026/August/05/b798a307-08eb-4855-9ef3-cdcdc28a3cf5.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 5 gus 2026 Ish-futbollisti i Shqipërisë arrestohet në Francë](https://www.koha.net/futboll/ish-futbollisti-i-shqiperise-arrestohet-ne-france)
- [![Shoferi i kamionit fsheh substanca narkotike në paketimet e brendit të veshjeve të Kim Kardashianit](https://resources.koha.net/images/2026/May/20/6a870f6f-513c-4fb6-9f41-a496b93e2bfb.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 20 maj 2026 Shoferi i kamionit fsheh substanca narkotike në paketimet e brendit të veshjeve të Kim Kardashianit](https://www.koha.net/showbiz/shoferi-i-kamionit-fsheh-substanca-narkotike-ne-paketimet-brendit-te-veshjeve-te-kim-kardashianit)
- [![Aktakuzë për shitblerjen e 4.4 kg kokainë](https://resources.koha.net/images/2019/December/11/aktakuze1576056307.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 3 pri 2026 Aktakuzë për shitblerjen e 4.4 kg kokainë](https://www.koha.net/kronike/aktakuze-per-shitblerjen-e-44-kg-kokaine)
- [![75 vjet burgim për pesë të akuzuarit në rastin e 400 kilogramëve kokainë](https://resources.koha.net/images/2026/March/19/33d8f0d0-dc40-48cf-accf-e0d30805d5ab.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 19 mar 2026 75 vjet burgim për pesë të akuzuarit në rastin e 400 kilogramëve kokainë](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/75-vjet-burgim-per-pese-te-akuzuarit-ne-rastin-e-400-kilogrameve-kokaine)

[Arbëri.]() [Konjufca: Për çfarë të ardhme evropiane flet Gjuriqi kur del në foto me kriminelin Radoiçiq](https://www.koha.net/arberi/konjufca-per-cfare-te-ardhme-evorpiane-flet-gjuriqi-kur-del-ne-foto-me-kriminelin-radoiciq)

[Botë.]() [Zelensky thotë se sistemi i paralajmërimit të hershëm për sulmet ruse është rikthyer](https://www.koha.net/bote/zelensky-thote-se-sistemi-i-paralajmerimit-te-hershem-per-sulmet-ruse-eshte-rikthyer)

[Arbëri.]() [Hasimja: Rama s’mund të japë dorëheqje, ka frikë nga përballja me drejtësinë](https://www.koha.net/arberi/hasimja-rama-smund-te-jape-doreheqje-ka-frike-nga-perballja-me-drejtesine)

[Arbëri.]() [Ndalohet një person për nxjerrje të kundërligjshme të dokumenteve zyrtare në Leposaviq](https://www.koha.net/arberi/ndalohet-nje-person-per-nxjerrje-te-kunderligjshme-te-dokumenteve-zyrtare-ne-leposaviq)

[Arbëri.]() [BE: Kallasi e gatshme të organizojë takim të nivelit të lartë Kosovë – Serbi, por duhet vullnet nga palët](https://www.koha.net/arberi/be-kallasi-e-gatshme-te-organizoje-takim-te-nivelit-te-larte-kosove-serbi-por-duhet-vullnet-nga-palet)

[Arbëri.]() [Franca kërkon përgjegjësi për Banjskën, kritikon ndryshimet në Ligjin për Specialen](https://www.koha.net/arberi/franca-kerkon-pergjegjesi-per-banjsken-kritikon-ndryshimet-ne-ligjin-per-specialen)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Ish-futbollisti nga Kosova dënohet me 8 vjet burgim në Finlandë për kontrabandë droge","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/ish-futbollisti-nga-kosova-denohet-me-8-vjet-burgim-ne-finlande-per-kontrabande-droge","datePublished":"2025-09-26T17:33:55+02:00","dateModified":"2026-07-11T09:20:08+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":234,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Gjykata Themelore në Helsinki e ka dënuar ish-futbollistin nga Kosova, Albert Kuqi, me tetë vjet burgim për tri vepra penale që lidhen me narkotikë.Kuqi, bashkë","url":"https://www.koha.net/arberi/ish-futbollisti-nga-kosova-denohet-me-8-vjet-burgim-ne-finlande-per-kontrabande-droge","keywords":"Albert Kuqi, futboll, Finlanda, trafikim, droge","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/September/26/407ca5ad-ea25-4466-b493-c2ea70d08bf7.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
