---
description: Sipas vlerësimeve të Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP), nëse tarifat e energjisë elektrike vazhdojnë të shtrenjtohen, ndërsa pagat mbesin të pandryshu
title: "INDEP: Nëse rryma vazhdon të shtrenjtohet, vendi mund të përballet me varfëri energjetike"
image: https://resources.koha.net/images/2025/September/09/c47f3c07-41c0-4d6a-8533-5d95e63704ac.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# INDEP: Nëse rryma vazhdon të shtrenjtohet, vendi mund të përballet me varfëri energjetike

![indep](https://resources.koha.net/images/2025/September/09/c47f3c07-41c0-4d6a-8533-5d95e63704ac.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: KP

- 9 shtator 2025 11:25
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- 9 shtator 2025 11:25
- Shpërndaje në:

Sipas vlerësimeve të Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP), nëse tarifat e energjisë elektrike vazhdojnë të shtrenjtohen, ndërsa pagat mbesin të pandryshuara, vendi mund të përballet me nivelin e varfërisë energjetike.

Në tryezën e diskutimit në kuadër të projektit "Varfëria energjetike në Kosovë II’, të organizuar INDEP-i drejtori ekzekutiv i këtij Instituti, Burim Ejupi, tha se Kosova është në kufi të varfërisë energjetike, për shkak të shtrenjtimit të tarifave të rrymës. Siç tha ai nëse tarifat e energjisë elektrike vazhdojnë të shtrenjtohen ndërsa pagat mbesin të pandryshuara, vendi mund të përballet me nivelin e varfërisë energjetike të vitit 2007.

Përfaqësuesi i Heinrich-Böll-Stiftung, Granit Gashi tha se qëllimi i tyre është të shtyhen përpara kornizat të cilat do të mundësonin tranzicionin energjetik për Kosovën.

Ndërkaq, në kuadër të panelit të diskutimit me temën “Komunitetet e Energjisë për Zbutje të Varfërisë dhe Tranzicion Gjithëpërfshirës”, Besiana Qorraj Berisha nga Ministria e Ekonomisë tha se roli i tyre është hartimi i politikave dhe baza e bashkësive të energjisë.

Ajo potencoi se Strategjia e Energjisë së Republikës së Kosovës për periudhën 2022–2031 përfshin ndër objektivat kyç promovimin e energjisë nga burimet e ripërtëritshme.

[Edhe ![Raporti i INDEP-it: Kosova ka potencial energjetik, por s’ka mjaftueshëm investime](https://resources.koha.net/images/2024/December/27/46ca2523-a1e2-4ea6-a919-d59fa7b9b6fb.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 23 qer 2026 Raporti i INDEP-it: Kosova ka potencial energjetik, por s’ka mjaftueshëm investime](https://www.koha.net/arberi/raporti-i-indep-it-kosova-ka-potencial-energjetik-por-ska-mjaftueshem-investime)

Ekspertja për Zhvillim të Kapaciteteve, Lindita Daija, tha se në aspektin e legjislacionit, Kosova tashmë është në një stad të avancuar. Megjithatë, sipas saj, mbetet ende punë për t’u bërë në legjislacionin sekondar, veçanërisht sa i përket organizimit të komiteteve dhe përcaktimit të hapave më konkretë për mënyrën se si duhet të zhvillohet ky organizim.

Ndërkaq, Ekspertja e Burimeve të Energjisë, Zanfina Kabashi, u shpreh se Kosova ka potencial për shumë lloje të burimeve të energjisë së ripertëritshme.

Në raportin e publikuar nga INDEP me temën “Komunitetet e Energjisë dhe Varfërua Energjetike në Kosovë” thuhet se Kosova ndodhet në një moment kritik, pa rregullore të qarta dhe mekanizma financiarë, komunitetet e energjisë rrezikojnë të mbeten në letër.

Në këtë raport paraqiten disa rekomandime, ndër to që Ministria e Ekonomisë dhe Zyra e Rregullatorit për Energji të themelojnë brenda gjashtë muajve një grup të përbashkët pune, i cili do të ketë për detyrë plotësimin e bazës ligjore për komunitetet e energjisë. Ky proces nuk kufizohet vetëm në miratimin e akteve nënligjore që rrjedhin nga Ligji për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë dhe nga rregulloret e ZRRE-së për skemat mbështetëse, por përfshin edhe amendamentimin e ligjeve ekzistuese.

Përveç kësaj, rekomandimi tjetër është që Ministria e Ekonomisë, në bashkëpunim me institucionet tjera duhet të miratojë brenda 12 muajve një Program Kombëtar për Decentralizimin e Prodhimit të Energjisë, ku komunitetet e energjisë të kenë rol qendror. Ky program duhet të nisë nga komunitetet më të cenueshme nga tranzicioni energjetik dhe luhatjet e çmimeve të energjisë, duke e bërë parimin “mos lini askënd pas” kriter udhëheqës.

[Edhe Opinion 30 qer 2026 Nga strategjia te zbatimi: Sfidat e tranzicionit energjetik në Kosovë](https://www.koha.net/opinion/nga-strategjia-te-zbatimi-sfidat-e-tranzicionit-energjetik-ne-kosove)

Po ashtu, në raport thuhet se ZRRE dhe KOSTT duhet të publikojnë brenda 18 muajve një hartë kombëtare që përfshin: kapacitetet e rrjetit (LV/MV), afërsinë me nënstacione, pikat e ngarkesës, kufizimet teknike dhe shpërndarjen territoriale të varfërisë energjetike.

Rekomandimet përfshijnë edhe vendosjen e objektivave kombëtare (deri në fund të vitit 2026) si dhe ndërmarrjen e një fushate vetëdijesimi ku përfshirja e shkollave teknike të jetë prioritet për edukimin e brezit të ri./KP

[#INDEP](https://www.koha.net/tag/indep) [#energjia elektrike](https://www.koha.net/tag/energjia-elektrike) [#tarifat e rrymes](https://www.koha.net/tag/tarifat-e-rrymes) [#shtrenjtim](https://www.koha.net/tag/shtrenjtim)

Artikuj të ngjashëm

- [![ZRRE-ja propozon që sivjet të mos ketë shtrenjtim të energjisë](https://resources.koha.net/images/2024/January/09/rryma16802790851704819942.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 10 pri 2026 ZRRE-ja propozon që sivjet të mos ketë shtrenjtim të energjisë](https://www.koha.net/arberi/zrre-ja-propozon-te-mos-kete-shtrenjtim-te-energjise)
- [![INDEP i kërkon ZRRE-së të sigurojë mbrojtje të konsumatorëve në procesin tarifor](https://resources.koha.net/images/2022/February/16/Logo-INDEP1645021246.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 6 shk 2026 INDEP i kërkon ZRRE-së të sigurojë mbrojtje të konsumatorëve në procesin tarifor](https://www.koha.net/arberi/indep-i-kerkon-zrre-se-te-siguroje-mbrojtje-te-konsumatoreve-ne-procesin-tarifor)
- [![Kërkohet përgjegjësi për devijimet dhe reduktimet, por edhe kompensim për konsumatorë](https://resources.koha.net/images/2026/January/15/6cb5c669-9828-4ea9-b801-3334cda0777f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 15 jan 2026 Kërkohet përgjegjësi për devijimet dhe reduktimet, por edhe kompensim për konsumatorë](https://www.koha.net/arberi/kerkohet-pergjegjesi-per-devijimet-dhe-reduktimet-por-edhe-kompensim-per-konsumatore)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Arbëri.]() [Miratohet buxheti i Prishtinës për 2027, parashihet zgjatja e sheshit deri te Posta](https://www.koha.net/arberi/miratohet-buxheti-i-prishtines-per-2027-parashihet-zgjatja-e-sheshit-deri-te-posta)

[Botë.]() [Garda Revolucionare e Iranit e quan Trumpin “gënjeshtar të madh”](https://www.koha.net/bote/garda-revolucionare-e-iranit-e-quan-trumpin-genjeshtar-te-madh)

[Kronikë.]() [Policia nis hetimet për vdekjen e një personi në Jelloc të Klinës](https://www.koha.net/kronike/policia-nis-hetimet-per-vdekjen-e-nje-personi-ne-jelloc-te-klines)

[Showbiz.]() [Zahara Jolie heq zyrtarisht mbiemrin Pitt](https://www.koha.net/showbiz/zahara-jolie-heq-zyrtarisht-mbiemrin-pitt)

[Kulturë.]() [Zbulimi i tempullit romak në Gjermani shton të dhënat për antikitetin](https://www.koha.net/kulture/zbulimi-i-tempullit-romak-ne-gjermani-shton-te-dhenat-per-antikitetin)

[Arbëri.]() [Tahiri: Ligjit për Specialen kryefjala për PDK-në, çështja e presidentit s'duhet të lidhet me të](https://www.koha.net/arberi/tahiri-ligjit-per-specialen-kryefjala-per-pdk-ne-ceshtja-e-presidentit-sduhet-te-lidhet-me-te)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"INDEP: Nëse rryma vazhdon të shtrenjtohet, vendi mund të përballet me varfëri energjetike","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/indep-nese-rryma-vazhdon-te-shtrenjtohet-vendi-mund-te-perballet-me-varferi-energjetike","datePublished":"2025-09-09T11:25:56+02:00","dateModified":"2026-07-11T10:05:05+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":617,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Sipas vlerësimeve të Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP), nëse tarifat e energjisë elektrike vazhdojnë të shtrenjtohen, ndërsa pagat mbesin të pandryshu","url":"https://www.koha.net/arberi/indep-nese-rryma-vazhdon-te-shtrenjtohet-vendi-mund-te-perballet-me-varferi-energjetike","keywords":"INDEP, energjia elektrike, tarifat e rrymes, shtrenjtim","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/September/09/c47f3c07-41c0-4d6a-8533-5d95e63704ac.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
