KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

ИКЛ го опишува начинот на разрешување на Исуфај како итен и нетранспарентен.

Блерим Исуфај

Фото: Дритон Пачарада

Instituti i Kosovës për Drejtësi, organizatë joqeveritare që merret me fushën e drejtësisë, e ka cilësuar të ngutshme dhe jotransparente mënyrën e shkarkimit të Blerim Isufajt nga posti i kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale.

Të premten, Këshilli Prokurorial njoftoi për shkarkimin e Isufajt, duke e arsyetuar vendimin me mosefikasitet e keqmenaxhim.

Vendimi i KPK-së u mor në një mbledhje të jashtëzakonshme, e sipas IKD-së, ky këshill ka dështuar të bindë mbi arsyet dhe qëllimin për ta mbajtur takimin e mbyllur për publik, për shkarkimin e Isufajt.

“Instituti i Kosovës për Drejtësi kundërshton mënyrën e ngutshme dhe jotransparente të vendimmarrjes së Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i cili, në takimin e jashtëzakonshëm të mbajtur sot, vendosi për largimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Emërimi dhe largimi i kryeprokurorëve të prokurorive përkatëse nga KPK, duhet të zhvillohet mbi parime dhe standarde që bindin publikun e gjerë dhe komunitetin e prokurorëve se vendimi është i drejtë, i pavarur dhe i paanshëm. KPK sot dështoi të bind publikun e gjerë mbi arsyen dhe qëllimin e bazuar për të zhvilluar një  takim të jashtëzakonshëm të mbyllur për publikun ku vendosi për largimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim të IKD-së.

Sipas IKD-së, problemet që KPK-ja ka pretenduar sidomos për katër vjetët e fundit të menaxhimit të Prokurorisë Speciale nga Isufaj, “nuk e arsyetojnë vetvetiu urgjencën e vendimmarrjes”.

IKD-ja ka theksuar se llogaridhënia është e domosdoshme për sistemin prokurorial, por ka thënë se kjo duhet të realizohet me procedura të qarta, vlerësim objektiv e respektim të garancive procedurale.

“Pavarësia dhe llogaridhënia forcohen bashkë vetëm kur kompetencat institucionale ushtrohen në mënyrë të drejtë dhe transparente. Mënyra se si merret një vendim është thelbësore për legjitimitetin e tij dhe për besimin e publikut në institucionin që e merr atë”, thuhet në reagim të IKD-së.

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka kujtuar se edhe Besim Kelmendi qe shkarkuar nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit me procedurë të shpejtë e të kontestuar, të cilin vendim më pas Gjykata Supreme e anuloi si të kundërligjshëm.

“KPK do të duhej të nxirrte mësime nga ky rast dhe të shmangte përsëritjen e praktikave të vendimmarrjes së ngutshme. Praktika të tilla rrezikojnë të dëmtojnë reputacionin e KPK-së dhe besimin e publikut në ushtrimin e përgjegjësive të tij. IKD thekson se një vendim që prek drejtimin e një prokurorie me mandat të veçantë kërkon arsyetim konkret, të verifikueshëm dhe bindës, përfshirë shpjegimin se përse largimi është masa e nevojshme dhe proporcionale”, thuhet në reagim.

IKD-ja ka shtuar se marrë parasysh se partia në pushtet e ka kritikuar vazhdimisht Isufajn, ky shkarkim e cenon besimin e publikut për proces të drejtë dhe jopolitik.

“Kur kësaj i shtohet fakti se nga partia në pushtet, LVV, z. Isufaj ishte targetuar si person i padëshirueshëm dhe kishte sulme politike sistematike ndaj të njëjtit, vendimmarrja e sotme në KPK dhe pa arsye bindëse e cenon besimin e publikut për një proces të drejtë dhe jo-politik. Për shkak të mandatit të PSRK-së në trajtimin e rasteve të ndjeshme, përfshirë krimin e organizuar dhe transnacional, KPK ka përgjegjësi të shtuar që mënyra e veprimit të tij të mos krijojë perceptime për ndërhyrje në pavarësinë funksionale të kësaj prokurorie. Mungesa e transparencës dhe urgjenca e pasqyruar rrezikojnë të krijojnë perceptime për ndërhyrje politike në pavarësinë funksionale të kësaj prokurorie”, thuhet në reagim.

Isufaj ka qenë fytyra më e kritikuar në Prokurori nga Lëvizja Vetëvendosje në pushtet. Isufaj qe votuar nga Këshilli Prokurorial për Kryeprokuror të Shtetit, por atëkohë procesi mbeti pezull dhe nuk qe dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Прочитајте други ажурирања
Блерим Исуфај (Фото: Дритон Пачарада)

Преземи Блерим Исуфај

Главниот обвинител на Специјалното обвинителство, Блерим Исуфај, беше разрешен од страна на Обвинителскиот совет на Косово во петокот. Во...