KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Ибрахими за колективните договори: Над 100 милиони евра од општините отидоа кај извршителите и адвокатите

Сазан Ибрахими

Sazan Ibrahimi, drejtor i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka thënë se vetëm përmbaruesit, avokatët e çështjet gjyqësore për katër vjetët e fundit kanë marrë mbi 100 milionë euro të komunave në rastet e padive për kontratat kolektive.

Komunat kanë paguar qindra miliona euro për paditë e punonjësve të shtetit, që kërkuan me gjyq respektimin e kontratave kolektive. Edhe pse të nënshkruara prej Qeverisë dhe sindikatave, janë komunat ato që kanë kontrata me punonjësit dhe përmbaruesit ua marrin mjetet atyre për t’i kryer pagesat.

“Vetëm këtë vit, sipas informatave, nga vendimet gjyqësore komunave u janë marrë rreth 100 milionë euro. Nga viti 2022 janë me qindra miliona euro që u janë marrë komunave padrejtësisht”, ka thënë ai në emisionin “tre8tre” në KTV të martën. “Komunat nuk i kanë nënshkruar kontratat kolektive. Po të ishte e vëmendshme, Qeveria do ta zgjidhte vetë këtë punë... deri në 30 për qind nga mjetet gjyqësore po shkojnë te përmbarues e avokatë. Duke i pasur parasysh të gjitha shënimet nga 2022-a deri tash, përmbaruesit, avokatët, çështjet gjyqësore shkojnë mbi 104-105 milionë eurove”.

Sipas Ibrahimit, kjo çështje ka paralizuar funksionimin e shumë komunave. Ai ka thënë se ka raste kur komunat tash s’po mbërrijnë t’i paguajnë as faturat e rrymave për shkolla, për shkak të mungesës së mjeteve që u merren nga kontrata kolektive. Po ashtu ai ka marrë për shembull Ferizajn që nga 52 milionë euro në buxhet, prej të cilave 26 shkojnë në paga e mëditje, 22 milionë do t’i merren për kontratë kolektive dhe për funksionim do t’i mbesin katër milionë.

Të martën, Komuna e Gjakovës u paraqit në Gjykatën Komerciale me padinë për ndaj Qeverisë për këtë çështje. Padia ishte dorëzuar më 2022 bashkë me më shumë se 25 komuna të tjera.

Komercialja pritet të bëjë vlerësim se a i takon kësaj gjykate të merret me këtë çështje apo jo. Ibrahimi ka thënë se paraprakisht Themeloret patën vlerësuar se nuk janë lëndë për to.