KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Хоџај: Без ПДК, кризата немаше да биде надмината

Енвер Хоџај

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka deklaruar se pa rolin e PDK-së kriza politike nuk do të ishte tejkaluar në mënyrën se si është zgjidhur, duke e cilësuar situatën e re si një “momentum të ri” për Kosovën.

Hoxhaj ka thënë se zgjidhja e krizës përmes mjeteve politike dhe dialogut përbën, sipas tij, një dëshmi të pjekurisë politike të vendit.

“Pa ne (PDK) kriza nuk do të tejkalohej në mënyrën se si u tejkalua. Prandaj është një momentum i ri për Kosovën”, ka thënë Hoxhaj në “Konfront” të KTV-së. 

Ai vlerësoi se zgjidhja e situatës politike përmes emërimit të një presidente që, sipas tij, ka profilin për ta ushtruar këtë detyrë, paraqet një kthesë për vendin.

Hoxhaj rikujtoi se Kosova kishte kaluar nëpër një periudhë të ndërlikuar politike, duke theksuar se kriza politike ishte shndërruar në krizë shtetërore dhe se institucionet ishin përballur me rrezikun e bllokimit.

Sipas tij, situata e re krijon mundësi që institucionet ta avancojnë agjendën e brendshme të vendit dhe pozitën ndërkombëtare të Kosovës.

Duke folur për rolin e PDK-së, Hoxhaj ka thënë se kjo parti e konsideron veten si forcën kryesore opozitare përballë Lëvizjes Vetëvendosje.

“PDK-ja është poli i vetëm që ka ky vend përballë Vetëvendosjes që është në qeveri”, është shprehur ai.

Hoxhaj theksoi se PDK-ja, sipas tij, ka një rol të veçantë në historinë politike të Kosovës, duke e lidhur identitetin e saj me luftën çlirimtare dhe procesin e shtetndërtimit.

Kosova u shpëtoi zgjedhjeve të reja, pasi në natën mes 6 tetorit dhe 7 tetorit, zgjodhi presidenten e re. Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente me votat e VV-së dhe PDK-së.