KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Хаџиу апелира до жените: Навремените скрининг прегледи за рак на дојка можат да спасат животи

Лена

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, iu bashkua sot aktivitetit “Race for the Cure Kosova”, nga ku bëri thirrje për kontrolle të hershme kundër kancerit të gjirit.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu tha se mesazhi i kësaj gare duhet të shkojë edhe te gratë që nuk ishin pjesë e aktivitetit, te ato që e kanë shtyrë kontrollin për shkak të kujdesit ndaj të tjerëve, frikës nga rezultati apo vështirësive për të marrë kujdes shëndetësor.

“Kur flasim për kancerin e gjirit, koha merr një peshë tjetër dhe ne kemi përgjegjësi që gratë të mos e humbin atë duke pritur apo duke u përballur me pengesa që mund dhe duhet t’ua lehtësojmë”, shkruan Haxhiu në Facebook.

Haxhiu u bëri thirrje grave që kontrollet t’i bëjnë me kohë dhe këtë t’ua kujtojnë edhe vajzave, nënave, motrave, shoqeve e kolegeve.

Sipas saj, në këtë garë nuk ka rëndësi kush mbërrin e para, por që asnjë grua të mos mbërrijë vonë.