Presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim të martën senatoren amerikane Joni Ernst, me të cilën kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, për çështjet e sigurisë dhe për rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara.
Në njoftimin e lëshuar nga Haxhiu thuhet se e ka dekoruar senatoren Ernst me Medaljen Presidenciale të Meritave, për kontributin e çmuar në fuqizimin e partneritetit Kosovë–SHBA dhe në mbështetjen e zhvillimit të kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës.
“Kosova do të vazhdojë ta ndërtojë të ardhmen e saj krah Shteteve të Bashkuara, duke forcuar një partneritet që për vendin tonë ka rëndësi të veçantë strategjike dhe historike”, thuhet në njoftim.
Senatorja amerikane po qëndron në Kosovë që nga e hëna, kur u prit nga e ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së, Anu Prattipati. Po atë ditë ajo vizitoi edhe Manastirin e Graçanicës, si vend të trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Ernst atje u prit nga kryepeshkopi Teodosije i Rashkës-Prizrenit, i cili propagandoi për situatën e Kishës Ortodokse Serbe dhe të komunitetit serb në Kosovë duke thënë se po përkeqësohet, “me një ndjenjë gjithnjë e më të theksuar pasigurie, e cila, sipas dioqezës, perceptohet si ‘persekutim dhe diskriminim i hapur nga autoritetet kosovare’”.
-
Хаџиу го одликува Ќосје со титулата „Чесност на Република Косово“
-
Хаџиу: Пошироката ЕУ е најсилниот одговор на оние кои сакаат нестабилност во Европа
-
Хаџиу се сретна со чешкиот премиер, побара континуирана поддршка за Косово
-
Косово има за цел да го продлабочи безбедносното и одбранбено партнерство со САД
-
Хаџиу, на средба со американски конгресмени, ја нагласува важноста на членството на Косово во НАТО