KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Хамза: Доколку се усвои предлог-законот за специјализирани комори, отворени сме за разговор со претседателот

Бедри Хамза

Фото: Дритон Пачарада

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur shkurt para seancës plenare të Kuvendit, me ç’rast ka thënë se projektligji për Dhomat e Specializuara të Kosovës është domosdoshmëri për historinë dhe të ardhmen e vendit, raporton Ekonomia Online.

I pyetur se çfarë ka diskutuar në takimin me kryeministrin Albin Kurti të dielën mbrëma, Hamza tha se kanë folur rreth situatës politike dhe projektligjit, por edhe rreth çështjes së presidentit.

Ai ka shprehur gatishmëri që, nëse kalon projektligji, PDK-ja është e hapur të diskutojë rreth presidentit.

“Jemi duke punuar, është domosdoshmëri për PDK-në, por edhe për Kosovën. Për historinë dhe të ardhmen e Kosovës, është top prioritet kalimi i këtij projektligji. Ne nuk po kërkojmë që të ndalet drejtësia, ne jemi kundër padrejtësisë. Nuk besoj që ka asnjë arsye që partitë e tjera të mos e mbështesin.

Situata politike dhe kalimi i këtij projektligji, por edhe tema të tjera, përfshirë temën e presidentit. Për PDK-në, ligji është pika e parë.

Nuk kemi folur për emrat, mirëpo nëse kalohet ligji, jemi të hapur për të diskutuar tema të tjera”, ka thënë Hamza.

Прочитајте други ажурирања
Собрание - 6 август

Пратениците се собираат денес, се очекува да гласаат за изјавата за одлуката на Специјалниот комитет

Денес се очекува косовското Собрание да ја одржи својата прва пленарна седница по конституирањето. На дневен ред...