KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Хамза бара од претседателката Широка-Пула да го донесе Законот за специјални

Бедри Хамза

Фото: Дритон Пачарада

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në fjalën e tij gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se para dy ditësh është takuar me kryeministrin Albin Kurti dhe si rrjedhojë më pastaj është miratuar themelimi i grupit punues për strategji shtetërore në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë për shkallën e Apelit.

Hamza e ka quajtur hap të mirë dhe ka shtuar se duhet një strategji e mirëfilltë shtetërore.

“Sot jemi në ditën e fundit të afatit ligjor të Kuvendit për ta proceduar këtë ligj të presidentja për dekretim. Besoj shumë se edhe presidentja do ta dekretojë pa vonesa. Mbrojtja e luftës së UÇK-së është përgjegjësi edhe ndaj brezave që e kanë trashëguar lirinë. Unë dhe kryeministri jemi takuar përsëri para dy ditësh dhe si rrjedhojë e diskutimeve dje është miratuar themelimi i grupit punues për strategji shtetërore për mbrojtjen e UÇK-së në shkallën e Apelit, ky është hap i mirë. Na duhet një strategji e mirëfilltë shtetërore”, ka deklaruar Hamza.

Hamza ka folur edhe për ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale dhe diskutimeve në masë se nuk ka ndonjë ndikim.

Kreu i PDK-së ka theksuar se ndryshimet nuk janë bërë për t’u pëlqyer por për të garantuar drejtësi dhe pavarësi. Sipas tij nuk kanë vend për shqetësim nismat ligjore të Kuvendit të Kosovës por trajtimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Ligjin nuk e kemi bërë për t’u pëlqyer, e kemi bërë për të garantuar drejtësi dhe pavarësi nga ndikimi i çdo pale. Kosova nuk ka deleguar sovranitetin e vetë, as Dhomave të Specializuara, as askujt tjetër. Ky Kuvend dhe deputetët e tij si përfaqësues të popullit e kanë të drejtën e vetë të hartojnë e miratojnë çfarëdo ligji që e konsiderojnë të rëndësishëm për të mbrojtur vlerat tona dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë kontekst nëse dikush shqetësohet, duhet të shqetësohet për padrejtësitë në Hagë jo për nismat ligjore të Kuvendit të Kosovës”, ka deklaruar Hamza.

Прочитајте други ажурирања
Косовско собрание - 15 ноември

Kuvendi mban seancë, shqyrton Projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave

Sot Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare ku në rend dite përveç deklarimeve jashtë rendit të...