Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka thënë se Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese në Hagë nuk do të ketë juridiksion për ta kontrolluar apo shfuqizuar ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, nëse miratohen ndryshimet e propozuara nga PDK-ja.
Gruda ka thënë se me ndryshimet e propozuara është hequr shprehimisht kompetenca e Dhomës së Specializuar Kushtetuese për kontrollin e kushtetutshmërisë së këtij ligji.
“Po shoh shumë reagime lidhur me mundësinë që, pas miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale, ligji të dërgohet në Dhomën e Specializuar Kushtetuese në Hagë dhe eventualisht të shfuqizohet. Po e sqaroj: me ndryshimet që kemi propozuar në ligj, Dhomës së Specializuar Kushtetuese i është hequr shprehimisht kompetenca për kontrollin e kushtetutshmërisë së ligjit, në çfarëdo forme”, ka shkruar ai në Facebook.
Sipas Grudës, kjo është përcaktuar në nenin 23 të projektligjit, i cili, sipas tij, kufizon juridiksionin e Dhomës Kushtetuese në Hagë vetëm në referimet kushtetuese që burojnë nga vendimet, urdhrat apo aktgjykimet e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Ai ka cituar edhe Amendamentin nr. 24 të Kushtetutës, duke thënë se ky përcakton se Dhoma e Specializuar Kushtetuese vendos për referimet kushtetuese në lidhje me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar “në përputhje me ligjin e veçantë”.
“Pikërisht mbi këtë bazë, me nenin 23 të projektligjit tonë e kemi përcaktuar shprehimisht kufirin e juridiksionit të Dhomës Kushtetuese në Hagë”, ka thënë Gruda.
Ai ka theksuar se projektligji përcakton që kontrolli i kushtetutshmërisë së këtij ligji dhe i ligjeve që e ndryshojnë, plotësojnë ose shfuqizojnë Ligjin Nr. 05/L-053, i takon Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në përbërjen e saj të rregullt në Prishtinë.
“Prandaj, sipas ndryshimeve të propozuara, Dhoma Kushtetuese në Hagë nuk do të ketë juridiksion për ta kontrolluar apo shfuqizuar këtë ligj. Ajo nuk është një Gjykatë Kushtetuese e veçantë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, por një Dhomë e Specializuar me juridiksion të posaçëm”, ka deklaruar Gruda.
Вчера, Владата одговори на Собранието за измените на Законот за специјализирани комори. Законодавно-правната комисија сега мора да се состане пред измените да бидат доставени до Собранието за гласање по прво читање.
ПДК ги иницираше законските измени, по осудата на четворица поранешни лидери на Ослободителната војска на Косово од страна на Специјалниот суд. Преку законските измени, ПДК има за цел да го ограничи мандатот на Специјалниот суд на справување со злосторствата наведени во извештајот на Дик Марти, како и да воспостави меѓународен мониторинг на неговата работа. Во меѓувреме, за воените злосторства, за кои беа осудени четворицата поранешни лидери на ОВК, предложениот нацрт-закон предвидува тие да бидат судени во Косово.