KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Груда: Ќе најдеме начин да ја принудиме Специјалната полиција да го спроведе косовскиот закон

Перпарим Груда

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka shprehur bindjen se institucionet do të gjejnë rrugën juridike dhe institucionale që Gjykata Speciale të zbatojë ligjin e Kosovës.

Në një shkrim në Facebook, Gruda ka thënë se është ngritur me të drejtë shqetësimi se a do ta zbatojë Gjykata Speciale ndryshimin që Kuvendi ia bëri me ligj kësaj gjykate.

Ai ka thënë se pret pengesa në zbatim, por ka thënë se Kosova do të mbërrijë ta gjejë rrugën për zbatim.

“Ligji për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale është shkruar në mënyrën më të mirë të mundshme. Nuk e shkel Kushtetutën dhe nuk i shkel detyrimet ndërkombëtare të Kosovës. Është ngritur me të drejtë një shqetësim: a do ta zbatojë Gjykata Speciale këtë ligj? Gjykata Speciale deri më sot ka treguar se është e gatshme ta interpretojë ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës sipas mënyrës së vet. Prandaj, pres që të bëjë obstruksione edhe ndaj zbatimit të këtij ligji. Por pyetja është: a mundemi ne, si shtet i Kosovës, ta detyrojmë që ta zbatojë? Po. Absolutisht po. Jam i bindur se do ta gjejmë rrugën juridike dhe institucionale për ta detyruar Gjykatën Speciale ta zbatojë ligjin e Republikës së Kosovës. Për këtë do të na duhet vendosmëri si shtet, si institucione dhe si shoqëri. Dhe do t’ia arrijmë”, ka shkruar ai.

Gruda ka thënë se ligji mund të sjellë përplasje juridike dhe institucionale me Specialen, por sipas tij duhet që Kosova të qëndrojë “fuqishëm prapa ligjit të vet”.

Ai ka shtuar se ligji e pengon Dhomën Kushtetuese në Hagë që ta rrëzojë ligjin. Gruda ka thënë se Dhoma Kushtetuese me këtë ligj vazhdon t’i kontrollojë vendimet, urdhrat dhe aktgjykimet e institucioneve të Speciales, por se kushtetutshmërinë e ligjit mund ta kontrollojë vetëm Gjykata Kushtetuese në Kosovë.

“Ky është dallimi thelbësor. Prandaj, ky ligj duhet të mbrohet juridikisht, institucionalisht dhe publikisht. Këtu do të jemi. Do ta mbrojmë dhe do t’i shohim efektet e tij”, ka thënë në fund ai.

Në mbrëmjen e së martës, Kuvendi miratoi një ligj me ndryshime për ligjin për Specialen. Ndryshimet e ligjit të Speciales, të sponsorizuara nga PDK-ja parashohin kufizim të mandatit të Speciales dhe bartje në Kosovë të shkallës së tretë të gjykimit në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit të dënuar nga shkalla e parë me 81 vjet burgim në total.

Vendimi i Kuvendit u kritikua nga partnerë ndërkombëtarë. Bashkimi Evropian ka thënë se plotësim-ndryshimi i miratuar bie ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së.