KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Коскени остатоци од уште три лица пронајдени за време на ископувањата во Калудра

Кловн

Të premten janë gjetur mbetje eshtërore në fshatin Kalludër, Zubin-Potok, të së paku tre individëve. Sipas Policisë, dyshohen se janë të viktimave të luftës në Kosovë. 

Gërmimet në Kalludër patën nisur javët e fundit ku ishte gjetur një varr masiv, më pas patën vazhduar edhe në Jabukë të Zubin-Potokut. Në një lokacion të tretë në Zubin-Potok ishin gjetur po ashtu mbetje mortore më 7 gusht. 

Mbetjet e gjetura të premten dyshohen të jenë të viktimave që u vranë më 19 prill 1999. Më këtë datë në Kalludër dyshohet se 23 personat e njohur si “grupi i intelektualëve” ishin rrëmbyer e prej atëherë nuk është ditur gjë për fatin e tyre.  

“Me datën 14.08.2026 njësitë përkatëse policore kanë gjetur mbetjet eshtërore të tre (3) individëve, të cilat sipas ekspertit mjeko-ligjor janë me prejardhje njerëzore dhe janë me interes forenzik. Mbetjet eshtërore dyshohet që janë të viktimave të luftës së fundit në Kosovë”, thuhet në raportin e PK-së.