KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Шведски новинари: На Косово сме по шведската државјанка Лиридона Адемај, која беше убиена тука

Лиридона Адемај и Наим Мурсели

Vrasja e Liridona Ademajt vazhdon të jetë në vëmendjen e mediave suedeze. Dy javë para se ankesat e palëve të shqyrtohen në Apel, një grup gazetarësh nga Suedia ka ardhur në Kosovë për të parë nga afër vendin ku ndodhi vrasja dhe për të kuptuar më shumë për rastin që ngjalli interes të madh edhe në vendin ku Ademaj kishte jetuar

Dy javë para se të mbahet seanca e Kolegjit të Apelit ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të dënuar për vrasjen e Liridona Ademajt, një grup gazetarësh suedezë ka ardhur në Kosovë për të raportuar nga afër për këtë rast.

Ata kanë vizituar edhe vendin ku, në nëntor të vitit 2023, u vra Liridona Ademaj.

Naim Murseli dhe Granit Plava janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Kushtrim Kokalla me 30 vjet burgim.

Sipas aktgjykimit të Themelores, dëshira e Murselit për ta vrarë Liridonën kishte ekzistuar prej kohësh, ndërsa i mungonte vetëm personi që do ta merrte përsipër kryerjen e vrasjes.

Nemanja Kaziq, gazetar suedez që ka raportuar për këtë rast, thotë se ata erdhën në Kosovë për shkak të interesimit të madh të publikut suedez për të mësuar më shumë rreth rastit të vrasjes së Liridona Ademajt. 

“Arsyeja për ardhjen tonë në Kosovë është se një grua e re, shtetase suedeze është vrarë këtu në Kosovë. Ky është një rast ku një grua është vrarë nga burri i saj. Interesi i publikut ka qenë shumë i madh për shkak që Liridona ka jetuar atje. Në pjesën ku Liridona ka banuar, njerëzit kanë qenë shumë të interesuar të marrin informata për atë se çfarë ka ndodhur”, ka thënë Kaziq. 

Kaziq thotë se miqtë dhe kolegët e Liridonës në Suedi e përshkruanin atë si një person të mirë dhe të dashur. 

“Ne kemi komunikuar me miqtë dhe kolegët e saj, ata e kanë përshkruar Liridonën si një njeri të mirë. Me të gjithë që ne kemi biseduar, ata e kanë përshkruar si një grua të lumtur dhe janë tronditur për atë që ka ndodhur”, ka deklaruar ai.

Ndërsa sa u përket fëmijëve të Liridonës, Kaziq thotë se ata vazhdojnë të jetojnë në Suedi, por jo në të njëjtin qytet ku jetonin para vrasjes së nënës së tyre.

“Për fëmijët ne kemi informata që jetojnë në Suedi. Ata nuk janë duke jetuar në qytetin ku kanë jetuar para vrasjes së nënës së tyre. Por, ne nuk kemi informata se a janë duke jetuar së bashku ose ndaras”.

Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që Liridonën ta vriste Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro. I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, u bë nga bashkëshorti i saj, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje.

Në aktakuzë thuhet se fillimisht plani i ishte shpalosur Kokallës nga Murseli, por ai kishte refuzuar të gjente një mundësi për vrasjen e Liridonës, e më pas, Kokalla kishte gjetur Plavën, me të cilin e kishte njoftuar Naimin. E vetë Naim Murseli, thuhet se siguroi armën me 20 fishekë, nga i akuzuari Tom Dodaj, nga i cili e bleu për 280 euro. Me këtë armë, u krye vrasja e tani të ndjerës. 

Vrasja e Liridona Ademajt ndodhi në nëntor të 2023-s në rrugën “Dalip Alshiqi”, në Prishtinë, në një grabitje të inskenuar.