KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Гаши: Курти отиде на состанокот со ЛДК со предлози за претседател

Блерим Гаши

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Gashi, ka thënë se nga takimi i sotëm mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, pret që kjo e fundit të reflektojë dhe të ketë pajtueshmëri për një president konsensual.

Në emisionin “60 Minuta” në KTV, Gashi ka konfirmuar se kryeministri në detyrë dhe njëherit kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shkuar me propozime konkrete për president në takim. 

Aktualisht po zhvillohet takimi i katërt mes LVV-së dhe LDK-së për t’u gjendur një zgjidhje për konstituimin e institucioneve.

“Ka përfunduar koha kur nuk ka emra. Natyrisht ka emra. Kurti ka shkuar me emër për president në takim. Nuk kam informacion sa propozime ka por e di që qëllimi i takimeve së fundmi nuk është për parime, atë periudhë e kemi kaluar. Ia kemi besuar emrat Kurtit për këdo që ai propozon”, ka thënë Gashi.

Në takimin që po zhvillohet mes LVV-se dhe LDK-së, Gashi ka thënë se pret që të kuptohet se zgjedhjet nuk prodhojnë zgjidhje medoemos.

“Çka mund të presim është që të kemi pajtueshmëri mbi parimin themelor të shëndetit të demorkacisë. Pra, që është panevojshmëri dhe gabim të shkohet në zgjedhje, sepse ato nuk prodhojnë zgjiidhje. Pres dhe e shoh mbi këtë takim, një hap plus në gjetjen jo vetëm të atyre që është deklaruar nga Lëvizja Vetëvendosje për presidentin konsensual i cili nuk është në këto polemikat tona. Pres një reflektim të tillë edhe nga LDK-ja”, ka thënë Gashi.

исто така Партиите започнаа кампања за обвинување за неуспехот на претседателските преговори Арбери Партиите започнаа кампања за обвинување за неуспехот на претседателските преговори

Gashi është shprehur se që nga fillimi kanë qenë për një president pa librezë partie. Ai ka përsëritur që nuk mungon mirëbesimi sepse përndryshe nuk do të kishte as takime.

“Nuk besoj që ka mungesë mirëbesimi sepse përndryshe nuk shkon fare në takim. Kur takohen liderët parimi themelor është të gjendet mirëkuptim, jo domosdo pajtueshmëri të gjerë. Mendoj se ne e dëgjojmë opozitën pa ndonjë hipokrizi. Paraprakisht ka pasur jo një por disa deklarata, në vazhdimësi, qëllimi dhe kuptimi i procesit të përgjithshëm politik është që të kemi një president mbi partiak, që përfaqëson unitetin dhe të jetë mbi librezat partiake. Ky qëndrim i joni ka qenë shumë konkret. Tjetër është që partitë opozitare një gjë të tillë nuk e kanë pranuar. Ky nuk duhet të jetë preokupimi jonë si Lëvizje Vetëvendosje”, ka thënë Gashi.