KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Семејството на Беким Сејдиу пред една недела беше домаќин на Харадинај на ручек

Рамуш Харадинај и Беким Сејдиу

Familja e kandidatit konsensual për president, Bekim Sejdiu, rreth një javë më parë ka qenë nikoqire e deputetit të Aleancës, Ramush Haradinaj, në një drekë në Klinë.

Për takimin ka njoftuar vetë Haradinaj, duke lavdëruar familjen Sejdiu, që në rrethin e Klinës njihet si familja e “Ukë Sahitëve”.

“U bashkuam sot në mikpritjen e familjes së Ukë Sahitëve të Grabanicës, familje e traditës dhe vlerave kombëtare shqiptare. Një pritje e veçantë, mes familjes, miqve dhe bashkatdhetarëve tanë që kanë ardhur nga Gjermania, Amerika dhe vende të tjera nga diaspora. Bashkë me Rrustem Gecajn, Zenun Elezajn, Smajl Latifin dhe shumë miq të tjerë, kaluam momente të bukura në këtë familje atdhetare”, ka shkruar Haradinaj në një postim me disa fotografi. 

Të hënën Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë njoftuar se janë pajtuar që Bekim Sejdiu të jetë kandidat konsensual për president.