---
description: Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur nga pr
title: Kenia njeh Kosovën
image: https://resources.koha.net/images/2025/March/26/1aeee541-d1ca-4542-8a1e-38a2391d0481.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Kenia njeh Kosovën

![Osmani \& Ruto](https://resources.koha.net/images/2025/March/26/1aeee541-d1ca-4542-8a1e-38a2391d0481.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 26 mars 2025 15:37
- Shpërndaje në:

- 26 mars 2025 15:37
- Shpërndaje në:

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur nga presidenti William Ruto, i cili tashmë është dorëzuar zyrtarisht në Presidencë.

Lajmin e konfirmoi presidentja Vjosa Osmani të mërkurën, e cila e cilësoi këtë akt si dëshmi të fuqishme të mbështetjes së Kenias për lirinë, pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Njohja e Kenias është një njohje e sakrificës shekullore të popullit të Kosovës për liri dhe drejtësi. Në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës, i shpreh falënderime të sinqerta Presidentit Ruto për këtë vendim të drejtë dhe të rëndësishëm, si dhe qytetarëve kenianë që mbështetën këtë hap diplomatik”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ajo theksoi se gjatë viteve të fundit ka zhvilluar takime të rëndësishme me presidentin Ruto, ku njohja e Kosovës ka qenë një nga temat kryesore të diskutimeve.

“Presidenti Ruto vazhdimisht ka siguruar popullin e Kosovës se vendimi për njohje do të merret shpejt, bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe në sakrificën e gjatë të popullit tonë”, shtoi ajo.

[Edhe ![Njohja e Kosovës, Kenia thotë se Pacolli shkoi atje si i deleguar i Osmanit](https://resources.koha.net/images/2025/March/26/d37547ce-c594-4186-87e3-ae436ac1ee6f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 26 mar 2025 Njohja e Kosovës, Kenia thotë se Pacolli shkoi atje si i deleguar i Osmanit](https://www.koha.net/arberi/njohja-e-kosoves-kenia-thote-se-pacolli-shkoi-atje-si-i-deleguar-i-osmanit)

Një falënderim të veçantë, Osmani e ka shprehur edhe për ish-presidentin dhe ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, për angazhimin e tij në këtë proces.

“Me këtë vendim, Kosova vazhdon të forcojë pozitat e saj në arenën ndërkombëtare, duke synuar thellimin e marrëdhënieve me Kenian në fusha të ndryshme”, ka shkruar presidentja. Në këtë drejtim, Osmani bëri të ditur se shumë shpejt pritet vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve dhe ndërtimi i një partneriteti të fortë dhe afatgjatë.

[#vjosa osmani](https://www.koha.net/tag/vjosa-osmani) [#kosova](https://www.koha.net/tag/kosova) [#Kenia](https://www.koha.net/tag/kenia)

Artikuj të ngjashëm

- [![Pas më shumë se katër vjetësh, Kosova siguron një njohje të re](https://resources.koha.net/images/2024/June/17/7baab586-c452-4a28-89c0-e8472ab20ac9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 26 mar 2025 Pas më shumë se katër vjetësh, Kosova siguron një njohje të re](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/pas-me-shume-se-kater-vjetesh-kosova-siguron-nje-njohje-te-re)
- [![Siria e njeh Kosovën](https://resources.koha.net/images/2025/October/29/be1e3397-5740-403d-8b8a-8750ad9f7728.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 29 tet 2025 Siria e njeh Kosovën](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/siria-e-njeh-kosoven)
- [![Siria njeh Kosovën](https://resources.koha.net/images/2025/October/29/e1a9fdd8-02bb-48da-89d4-7a6f5954d310.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 29 tet 2025 Siria njeh Kosovën](https://www.koha.net/arberi/siria-njeh-kosoven)
- [![Dy njohje për më pak se një muaj, Kosova njihet nga 119 shtete](https://resources.koha.net/images/2025/April/12/73addaf0-bdc2-4893-8818-ee0061323439.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 12 pri 2025 Dy njohje për më pak se një muaj, Kosova njihet nga 119 shtete](https://www.koha.net/arberi/dy-njohje-per-me-pak-se-nje-muaj-kosova-njihet-nga-119-shtete)

[Futboll.]() [Frokaj shënon gol në fitoren ndaj Luganos](https://www.koha.net/futboll/frokaj-shenon-gol-ne-fitoren-ndaj-luganos)

[Botë.]() [Përplasen dy trena në Egjipt, të paktën katër të vdekur](https://www.koha.net/bote/perplasen-dy-trena-ne-egjipt-te-pakten-kater-te-vdekur)

[Futboll.]() [Muriqi zëvendësues në fitoren e Fenerbahçes](https://www.koha.net/futboll/muriqi-zevendesues-ne-fitoren-e-fenerbahces)

[Kronikë.]() [Një i lënduar nga vetaksident në autostradën Mazgit–Trudë](https://www.koha.net/kronike/nje-i-lenduar-nga-vetaksident-ne-autostraden-mazgit-trude)

[Futboll.]() [Rashica, “arma” e Kosovës ndaj Izraelit](https://www.koha.net/futboll/rashica-arma-e-kosoves-ndaj-izraelit)

[Shtojca për Kulturë.]() [Anton Antonovichi i Prishtinës](https://www.koha.net/shtojca-kulture/anton-antonovichi-i-prishtines)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Kenia njeh Kosovën","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/e-konfirmuar-kenia-njeh-kosoven","datePublished":"2025-03-26T15:37:19+01:00","dateModified":"2026-07-11T12:40:04+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":319,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur nga pr","url":"https://www.koha.net/arberi/e-konfirmuar-kenia-njeh-kosoven","keywords":"vjosa osmani, kosova, Kenia","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/March/26/1aeee541-d1ca-4542-8a1e-38a2391d0481.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
