Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën sërish të premten në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në ditën e 83-të të protestës, e cila nisi si kundërshtim ndaj projektit turistik në Zvërnec dhe që tashmë është shndërruar në një lëvizje me kërkesa më të gjera politike.
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe u ndalën para ambienteve të Kryeministrisë.
Ata kundërshtuan projektin dhe parashtruan edhe kërkesa lidhur me politikat për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike.
Gjatë tubimit, qytetarët ngritën shqetësime për gjendjen ekonomike, emigracionin, pensionet, sigurinë dhe funksionimin e institucioneve.
Në fjalimet e mbajtura përpara Kryeministrisë, aktivistët deklaruan se do të vijojnë protestat deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Protestat nisën fillimisht si kundërshtim ndaj ndërtimit të një resorti luksoz në Zvërnec, por me kalimin e javëve janë shndërruar në protesta me kërkesa politike, ku protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protestuesit janë shprehur edhe kundër opozitës.
-
Живееме во драматични години на преобразување на светот.
-
„Врвни“ температури во сабота и недела
-
Македонец: Намалувањето на трупите на КФОР во Ибар не претставува закана за Србите
-
Во пресрет на новата учебна година, Министерството за образование и наука сè уште нема каталог и цени за учебници
-
„КОХА“ поднесе кривична пријава против градоначалникот на Приштина, Перпарим Рама