KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Дилемите на адвокатите за легитимитетот на институциите што можат да произлезат од овој законодавен состав

парламентот на Косово

Фото: Архива

Фото: Дритон Пачарада

Një kontestim eventual i seancës konstituive në Kushtetuese, shkaku i tejkalimit të afatit kushtetues për inaugurimin e legjislaturës, mund ta shtyjë edhe formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit vlerësojnë juristë dhe njohës të punës së Kuvendit. Ata e vënë në pikëpyetje legjitimitetin e institucioneve që mund të dalin nga kjo legjislaturë

Rezana Bozhlani & Rrezon Gashi

Legjitimiteti i institucioneve që mund të dalin nga kjo legjislaturë janë vënë në pikëpyetje nga juristë dhe njohës të punës së Kuvendit. 

Të hënën Albin Kurti, kryetar i Vetëvendosjes dhe Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike janë pajtuar që Bekim Sejdiu të jetë kandidati i përbashkët për president, ndonëse brenda LDK-së janë shfaqur kundërshti. 

Por kjo ujdi mund të mos jetësohet. 

Skadimi i afatit kushtetues për konstituimin e legjislativit, para 25 ditësh, përbën shkas që Gjykata Kushtetuese t’i prapësojë vendimet e deputetëve, thotë ish-gjyqtarja në Supreme, Valdete Daka. 

“Çdo gjë që tash vendoset është, për mendimin tim, jokushtetuese. Sepse Kushtetuta prandaj ekziston. Tash ne ose do ta zgjedhim rrugën që respekton kushtetutën ose thjesht nuk do ta respektojmë dhe në çdo palë zgjedhje, në çdo institucion çdokush do të veprojë ashtu siç ia merr mendja”, ka thënë Daka. 

Рокот до 7 август за конституирање на Собранието произлегува од пресудата на Уставниот суд, објавена на 25 јуни 2025 година, кога во Собранието имаше застој.

Член 66 од Уставот предвидува дека „Собранието на Косово се избира за мандат од четири години, почнувајќи од денот на конститутивната седница, која се одржува во рок од триесет (30) дена од официјалното објавување на резултатите од изборите“.

Ndërkaq, bazuar në interpretimin e bërë nga Kushtetuesja, termi “mbajtja” e seancës konstituive nënkupton që ajo të përmbyllet brenda 30 ditësh pas certifikimit të rezultatit. 

Lidhur me këtë afat, hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës, Vullnet Bugaqku, ka thënë se rendi kushtetues kërkon që si hap i parë të konstituohet Kuvendi.

Por, edhe sipas tij, problem përbën tejkalimi i afatit kushtetues për inaugurimin e legjislaturës.

Ai ka thënë se një kontestim eventual i seancës konstituive në Kushtetuese mund ta shtyjë edhe formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit. 

“Dhe pastaj gjithçka mund të zvarritet. Kjo edhe për faktin se Gjykata Kushtetutës mund të vendos masë të përkohshme dhe rrjedhimisht deri sa të vendoset në mënyrë meritore për çështjen e dërguar në gjykatë atëherë nuk mund të ketë asnjë proces tjetër që mund të zhvillohet në parlament qoftë formimi i qeverisë apo zgjedhja e presidentit”, ka thënë Bugaqku.

E me aktgjykimin e Kushtetueses, publikuar më 25 mars të këtij viti, rrjedhja e afatit 60-ditor për zgjedhjen e presidentit llogaritet nga dita e konstituimit të Kuvendit. 

Dështimi i deputetëve për ta zgjedhur kreun e shtetit brenda këtij afati, e çon vendin në zgjedhje të parakohshme të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditëve.