KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Насилство на протестите во Албанија, Бегај ги повикува партиите на воздржаност

Бајрам Бегај

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se po ndjek me shqetësim përshkallëzimin e tensioneve në protestat në Shqipëri dhe u ka bërë thirrje palëve të veprojnë me përgjegjësi e vetëpërmbajtje. 

Begaj në postim në Facebook ka thënë se e drejta për protestë paqësore është themel i demokracisë, por shtoi se dhuna s’mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë. 

Ai po ashtu ka thënë se edhe përdorimi i forcës nga policia nuk duhet të dalë jashtë kufijve të ligjit dhe proporcionalitetit. 

Ai ka thënë se është i gatshëm t’i dëgjojë të gjitha shqetësimet dhe se zyra e tij është e hapur për [do qytetar. 

“Presidenti i Republikës ndjek me shqetësim përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave dhe u bën thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përgjegjësi e vetëpërmbajtje. E drejta për protestë paqësore është themel i demokracisë dhe detyrim i shtetit për ta garantuar. Por dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë, as përdorimi i forcës nga policia nuk duhet të dalë jashtë kufijve të ligjit dhe proporcionalitetit. Në këtë moment, vendit  i duhet më shumë përgjegjësi. Kushtetuta dhe ligji duhet të mbeten kufiri i të gjithëve, pa përjashtim. Mbetem i gatshëm të dëgjoj te gjitha shqetësimet.  Zyra ime është dhe do të mbetet e hapur për çdo të ri e çdo qytetar që dëshiron të shprehet, të dialogojë dhe të kontribuojë për të mirën e vendit”, ka shkruar Begaj. 


 

Прочитајте други ажурирања
протест

Повторно тензии во Албанија, студентите ги уриваат оградите пред Министерството за образование

Студентскиот протест пред Министерството за образование во Албанија започна со тензии во среда. А...