KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Пратениците добиваат плати без седници и без работа

заменик

Rreth 180 mijë euro nga buxheti i Kosovës janë shpërndarë për rrogat e 120 deputetëve të legjislaturës së 11-të të cilët u betuan më 6 gusht.

Që prej asaj dite, e deri sot, në Kuvend janë zhvilluar dy seanca. Njëra ishte për betimin e deputetëve e tjetra ishte dita kur u shënua skadimi i afatit kushtetues prej 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve zgjedhore për konstituimin e legjislaturës së 11-të, e nga ku partia që fitoi zgjedhjet kërkoi që të mos mbahen më seanca deri në arritjen e një marrëveshjeje për emrin e presidentit. 

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka thënë se rrogën e ka marrë me dy seanca, të cilat ai i ka quajtur të çuditshme.

Tutje i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje për thirrje të seancës.

“Sa për info: deputetët që jemi betuar në Kuvend i kemi marrë rrogat. Për mua, kjo është rroga e katërt që e marr nga Kuvendi. Rrogat kalimtare nuk i kam marrë. 1,500 euro rrogë, me dy seanca të çuditshme, është për besë keq. E di që po tingëlloj pak si popullistët që i urrej, por gjatë gjithë kësaj kohe kemi mundur të punojmë në komisione, t’i shtyjmë përpara disa ligje që po presin, të diskutojmë e të propozojmë politika dhe, në fund të fundit, t’i kryejmë punët për të cilat na kanë votuar qytetarët. Thirreni seancën, të pa dashutun e të parespektuar Vetëvendosje. Lërini këto dallavere, bllokada e manipulime”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Gjatë kësaj jave Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë pajtuar për emrin e Bekim Sejdiut për president. Por, gjashtë deputetë të LDK-së, Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Janina Ymeri, Armend Zemaj e Kujtim Shala dolën kundër marrëveshjes. Pa këto vota, votimi i Sejdiut duket i paarritshëm nëse nuk përfshihen parti të tjera shqiptare.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka akuzuar gjashtë deputetët që po punojnë me agjenda të partive tjera, e ka thënë se kundërshtimi i tyre po e çon vendin në zgjedhje. Në anën tjetër kryetari i VV-së, Albin Kurti ka thënë se marrëveshja është ende valide.