KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Читаку реагира на британскиот амбасадор: Не ни фрлајте пепел во очи

Влора Читаку

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pasi ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka thënë se dënimet ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës-së nga Gjykata Speciale janë individuale.

Çitaku ka deklaruar se ambasadori Hargreaves nuk e ka lexuar aktakuzën e nuk e ka përcjellë as procesin pasi UÇK-ja është cilësuar si ndërmarrje e përbashkët kriminale. Çitaku është shprehur – mos na qitni hi syve.

“UÇK është cilësuar si ndërmarrje e përbashkët kriminale. Ky është thelbi. Kjo është pesha e këtij vendimi. Dhe këtë nuk mund ta mbuloni me një fjali diplomatike. Mos na qitni hi syve. Ju mundeni me e pranu këtë vendim. Mundeni me e relativizu. Mundeni me e reduktu në katër emra dhe me vazhdu tutje, sikur asgjë nuk ka ndodhur. Mundeni, përmes tij, me ble vullnet e paqe me Serbinë e me të tjerët”, ka shkruar mes tjerash në reagim deputetja Çitaku.

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se dënimet ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale janë individuale, dhe se në asnjë mënyrë nuk e gjykojnë shtetësinë e Kosovës e as sovranitetin. 

Ambasadori Hargreaves tutje është shprehur se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë ta mbrojë fuqishëm Kosovën në të ardhmen.