KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

„Сончев брег“ без вода два дена, доктор: Се надеваме дека поправката ќе биде завршена денес

Кру Приштина

Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku është përgjigjur për ndërprerjen e ujit në një pjesë të lagjes “Bregu i Diellit” që nga e hëna.

Mjeku ka thënë se ndërhyrja ka qenë më e komplikuar pasi rrjedha ndodhet nën gypat e Termokosit. Ajo ka theksuar se shpreson që sanimi të përfundojë brenda ditës së sotme.

“Natyra e ndërlikuar e defektit e ka vështirësuar identifikimin e saktë të rrjedhjes dhe më pas sanimin e saj. Shkaku i prishjes është se rrjedhja ndodhet nën gypat e Termokosit, gjë që e ka bërë ndërhyrjen më të ndërlikuar. Ekipet teknike janë ende në terren duke punuar për zgjidhjen e problemit dhe po shpresojmë që sanimi të përfundojë brenda ditës së sotme”, ka thënë Mjeku.

Një pjesë e banorëve të lagjes “Bregu i Diellit” kanë mbetur pa ujë që nga e hëna në mëngjes. Për ndërprerje të ujit në rrugët “Hyzri Talla”, “Ilir Durmishi”, “Besa”, “Fadil Ferati” dhe te Qendra Tregtare, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njoftoi në mbrëmje. 

Rikthimi i furnizimit me ujë pritej të bëhej të martën.