KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Бисерко: Европската комисија сè уште е заложник на политиките за смирување кон Србија

Соња Бисерко

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut, Sonja Biserko, në një intervistë për “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se deklarimi i sotëm i Komisionit Evropian se funerali i kriminelit të luftës Ratko Mlladiq nuk ishte organizuar nga shteti i Serbisë, është një përkëdhelje tjetër që po i bëhet presidentit serb Aleksandar Vuçiq. 

“Ndonëse nuk ishin figurat më të larta të shtetit, dhe kjo ndodhi se reagimet gjithandej në botë, kryesisht në Amerikë dhe Evropë ishin tejet zhgënjyese, Vuçiqi provoi ta relativizojë paksa duke thënë se shteti nuk ishte i përfshirë, gjë që sigurisht që nuk është e vërtetë. Komisioni Evropian tha se kjo që pamë sot nuk ishte një funeral i organizuar nga shteti, gjë që fatkeqësisht, sërish është një përkëdhelje ndaj Vuçiqit. Sidoqoftë unë mendoj se kjo është një gjë shumë e rëndësishme dhe treguese për shoqërinë dhe mendoj se Bashkimi Evropian e ka humbur mundësinë e vërtetë që në këto 15 vjet t’i adresojë këto çështje në mënyrë të duhur dhe t’i shtrojë themelet për një normalizim në rajonin tonë”, tha Biserko. 

Mlladiq u varros sot me nderime në Serbi, duke ngjallë kritika të shumta. Ai vdiq disa ditë më parë në Hagë në moshën 84-vjeçare, ku po vuante dënim me burgim të përjetshëm për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Ai njihej ndryshe si "Kasapi i Bosnjës". 

Biserko tha se Bashkimi Evropian për shumë vite e trajton Ballkanin në mënyrë të gabuar. 

Ajo ka shtuar se Komisioni Evropian është ende peng i politikave përkëdhelëse ndaj regjimit të Vuçiqit. Por, ajo shtoi se sa më gjatë që Vuçiqi mbetet në pushtet aq më keq do të jetë për Serbinë.

“Mendoj se Komisioni Evropian është ende peng i politikave të tij që kanë qenë politika përkëdhelëse këto 15 vjet apo edhe më gjatë që prej luftës. Po ashtu ky reagim është edhe i paqartësisë së tyre me rezultatin e zgjedhjeve që do t’i kemi së shpejti dhe që mund të prodhojë një alternativë të re. Është tejet e paqartë se kush do të fitojë dhe çfarë koncepti të ri apo alternativ mund të kemi në Serbi.  Por mendoj se sa ma shumë që BE-ja e prolongon jetën e regjimit të Vuçiqit, më keq do të jetë për Serbinë, sepse ne tashmë jemi në një situatë të keqe dhe kushdo që i ndihmon këtij regjimi do të ketë telashe me të”, tha Biserko. 

Biserko vlerëson se Serbia veçse ja ka kthyer shpinën Bashkimit Evropian, duke mos bërë lëvizje në 6 vjetët e fundit në parakushtet për anëtarësim në BE. 

“Prandaj ky është stimulim i një politike që në thelb nuk ka substancë. Sepse Vuçiqi ka provuar ta balancojë politikën e tij duke iu dhënë secilit prej liderëve të botës diçka, prej Kinës, Rusisë, Gjermanisë, BE-së e madje edhe Shteteve të Bashkuara. Por, në thelb Serbia ka humbur shumë,  sepse asgjë në fakt nuk ka ndodhur në të vërtetë në këtë tranzicion apo reforma për tu demokratizuar. Nuk ndodhë brenda natës kjo gjë sidoqoftë, por ky proces as nuk ka ndodhur”, tha Biserko.