---
description: Nxënësit e shkollës “Teuta” në Grashticë, oborrin e shkollës e shfrytëzojnë për të luajtur futboll. Ky është i vetmi vend ku fëmijët e këtij fshati në përgjithë
title: Banorët e Grashticës kërkojnë kënd të lojërave për fëmijët
image: https://resources.koha.net/images/2025/March/01/dd86acfd-f803-4266-81ec-8434588ed2f9.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Banorët e Grashticës kërkojnë kënd të lojërave për fëmijët

- Nga: [Jehona Gjinovci](https://www.koha.net/autori/jehona-gjinovci/articles) [![Jehona Gjinovci](https://resources.koha.net/author/2021/May/17/Jehona_Gjinovci_21621237377.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/jehona-gjinovci/articles)
- 1 mars 2025 17:48
- Shpërndaje në:

- Nga: [Jehona Gjinovci](https://www.koha.net/autori/jehona-gjinovci/articles) [![Jehona Gjinovci](https://resources.koha.net/author/2021/May/17/Jehona_Gjinovci_21621237377.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/jehona-gjinovci/articles)
- 1 mars 2025 17:48
- Shpërndaje në:

Nxënësit e shkollës “Teuta” në Grashticë, oborrin e shkollës e shfrytëzojnë për të luajtur futboll. Ky është i vetmi vend ku fëmijët e këtij fshati në përgjithësi kalojnë kohën e lirë edhe pas mësimit.

Për këtë arsye, banorët po kërkojnë që në hapësirën e oborrit të shkollës të vendoset edhe një kënd i lojërave.

Mungesa e hapësirave rekreative në fshat, ka bërë që oborri i shkollës të shihet si vendi më i përshtatshëm për këtë gjë.

“Është e nevojshme për shkak se ka efekte pozitive, sepse fëmijët dhe pas procesit mësimor vijnë këtu dhe argëtohen. Do të ishte e domosdoshme duke e parë se fëmijët pas orëve mësimore qëndrojnë në shtëpi e kjo është edhe kërkesë e fshatit që të bëhet ajo në oborrin e shkollës. Është viti i 13-të që punoj në zonat e Gollakut dhe nuk ka kënde të lodrave në këto fshatra. Do të ishte jashtëzakonisht e domosdoshme dhe besoj që do të kishte efekt te krejt komuniteti”, ka thënë Fatmir Zhdrella, drejtor i shkollës “Teuta” në Grashticë.

Kërkesë për këtë kanë bërë banorët dhe vetë drejtori i shkollës.

[Edhe ![Shkollat në Prishtinë, nën mëshirën e donatorëve](https://resources.koha.net/images/2026/September/26/dcc784a3-de83-41ce-92dc-db53c3776ad4.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 26 sht 2026 Shkollat në Prishtinë, nën mëshirën e donatorëve](https://www.koha.net/arberi/shkollat-ne-prishtine-nen-meshiren-e-donatoreve)

“Fillimisht i është drejtuar fshati e pastaj ne që po mundohemi që ta shtyjmë përpara këtë kërkesë. Nuk është vetëm këndi i lojërave është edhe ndriçimi i rrugës që do të kishte pasur një efekt shumë të nevojshme. Shkolla është vetëm paradite por ne kemi instaluar reflektorët në fushën e futbollit që fshatarët ta shfrytëzojnë këtë gjatë mbrëmjeve. Ka lind nevoja edhe për këndin e lojërave”, ka thënë Zhdrella.

Ismajl Krasniqi, banor i Grashticës, ka thënë se e kanë shumë të nevojshme një kënd të lojërave për fëmijë.

“Kërkesën e kemi bërë shumë moti. Kanë thënë se do të bëjnë zgjidhje, por nuk kanë ardhur askush as ta shikojë vendin. Është një kënd i përshtatshëm këtu, ka nxënës mjaftueshëm, edhe salla e edukatës fizike mungon por ka edhe nga fshati që i sjellin. Si për shembull unë që e kam vajzën me aftësi të kufizuar ajo nuk mund të shkojë nëpër parqe tjera. Këtu kishim pasur dëshirë që komuna e Prishtinës të vijë dhe të na bëjë një kënd të lojërave”, ka thënë Krasniqi.

Përveç këndit të lojërave, në këtë fshat Krasniqi thotë se iu mungojnë edhe shumë gjëra të tjera.

“Nuk është aq e shtrenjtë ajo punë sepse këtu po nevojitet, fëmijëve u takon ta kenë një kënd të lojërave. Kemi edhe mungesa tjera. Ndriçim s’kemi në 2.5 kilometra. As kanalizimi e ujësjellësi nuk është dhe për këtë paguaj edhe rrymë më shumë pasi e kam hidroforin”, ka shtuar ai.

Drejtoresha e parqeve, Donika Çetta, ka thënë se vendosja e këndeve të lojërave brenda objekteve shkollore nuk është kompetencë e tyre.

[Edhe ![Ekspertët i vlerësojnë të pamjaftueshëm “oficerët e sigurisë” në shkolla](https://resources.koha.net/images/2026/May/17/6e18b2ac-b0e0-4fcb-9091-9bde953a6b9f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 18 kor 2026 Ekspertët i vlerësojnë të pamjaftueshëm “oficerët e sigurisë” në shkolla](https://www.koha.net/arberi/ekspertet-i-vleresojne-te-pamjaftueshem-oficeret-e-sigurise-ne-shkolla)

“Rregullimi i këndeve të lojërave brenda objekteve shkollore nuk është kompetencë e drejtorisë sonë, por e Drejtorisë së Arsimit. Në rast se do të kemi ndonjë donacion edhe mund ta rishikojmë mundësinë, por, për momentin kemi plane të tjera sa i përket këndeve të lojërave”, ka thënë ajo.

KOHA i ka dërguar pyetje Komunës së Prishtinës, mirëpo nuk ka kthyer ende përgjigje.

[#Graçanica](https://www.koha.net/tag/gracanica) [#Komuna e Prishtinës](https://www.koha.net/tag/komuna-e-prishtines) [#kendi i lojerave](https://www.koha.net/tag/kendi-i-lojerave) [#038](https://www.koha.net/tag/038)

Artikuj të ngjashëm

- [![Shkolla e përuruar në fushatë, pa rrymë e pa ngrohje](https://resources.koha.net/images/2026/February/07/70f2763b-d560-4852-b6e8-0c90321b2609.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 7 shk 2026 Shkolla e përuruar në fushatë, pa rrymë e pa ngrohje](https://www.koha.net/arberi/shkolla-e-peruruar-ne-fushate-pa-rryme-e-pa-ngrohje)
- [![Prindërit kërkojnë ndërhyrje nga Komuna në shkollën e Letnicës, të përmbytur nga uji](https://resources.koha.net/images/2025/December/23/03f694d1-0e48-4335-8fef-f2d4d4dcf2d1.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 23 dhj 2025 Prindërit kërkojnë ndërhyrje nga Komuna në shkollën e Letnicës, të përmbytur nga uji](https://www.koha.net/arberi/prinderit-kerkojne-nderhyrje-nga-komuna-ne-shkollen-e-letnices-te-permbytur-nga-uji)
- [![Oborri i shkollës, nga hapësira e harruar në shembull për komunitetin](https://resources.koha.net/images/2025/September/30/21239b0c-3546-434c-9e9f-21a5c7093e55.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) SOT 30 sht 2025 Oborri i shkollës, nga hapësira e harruar në shembull për komunitetin](https://www.koha.net/sot-ktv/oborri-i-shkolles-nga-hapesira-e-harruar-ne-shembull-per-komunitetin)

[Botë.]() [Finlanda dhe Norvegjia zhvillojnë bisedë të rrallë me Putinin për përfundimin e luftës në Ukrainë](https://www.koha.net/bote/finlanda-dhe-norvegjia-zhvillojne-bisede-te-rralle-me-putinin-per-perfundimin-e-luftes-ne-ukraine)

[Arbëri.]() [Hetimet për rastin e Arlinda Zekajt barten nga Peja në Prishtinë](https://www.koha.net/arberi/hetimet-per-rastin-e-arlinda-zekajt-barten-nga-peja-ne-prishtine)

[Arbëri.]() [Haxhiu dhe udhëheqësit e Maqedonisë diskutojnë për sigurinë rajonale dhe integrimin evropian](https://www.koha.net/arberi/haxhiu-dhe-udheheqesit-e-maqedonise-diskutojne-per-sigurine-rajonale-dhe-integrimin-evropian)

[Kronikë.]() [Vdiq një punëtor në vendin e punës në Istog, një i arrestuar](https://www.koha.net/kronike/vdiq-nje-punetor-ne-vendin-e-punes-ne-istog-nje-i-arrestuar)

[Botë.]() [Pjesëmarrja në zgjedhjet në Izrael, më e larta në mbi 50 vjet](https://www.koha.net/bote/pjesemarrja-ne-zgjedhjet-ne-izrael-me-e-larta-ne-mbi-50-vjet)

[Opinion.]() [Për Arlindën. Për të gjitha Arlindat](https://www.koha.net/opinion/per-arlinden-per-te-gjitha-arlindat)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Banorët e Grashticës kërkojnë kënd të lojërave për fëmijët","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/banoret-e-grashtices-kerkojne-kend-te-lojerave-per-femijet","datePublished":"2025-03-01T17:48:51+01:00","dateModified":"2026-07-10T22:15:03+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":642,"author":[{"@type":"Person","name":"Jehona Gjinovci","url":"https://www.koha.net/autori/jehona-gjinovci/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Nxënësit e shkollës “Teuta” në Grashticë, oborrin e shkollës e shfrytëzojnë për të luajtur futboll. Ky është i vetmi vend ku fëmijët e këtij fshati në përgjithë","url":"https://www.koha.net/arberi/banoret-e-grashtices-kerkojne-kend-te-lojerave-per-femijet","keywords":"Graçanica, Komuna e Prishtinës, kendi i lojerave, 038","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/March/01/dd86acfd-f803-4266-81ec-8434588ed2f9.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
