KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Балук е информиран за обвиненијата за корупција

Balinda Balluku

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka njoftuar ia ka komunikuar ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës në Shqipëri, Belinda Balluku, akuzat përfundimtare për veprat penale për të cilat akuzohet. 

SPAK-u ka njoftuar se ndaj Ballukut rëndojnë akuzat për shkelje e barazisë në tenderë 9 herë, korrupsion, refuzim dhe mosdeklarim i pasurive si dhe pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale.

Akuzat e SPAK-ut ndaj Ballukut:

“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim (nëntë herë), parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.

“Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

“Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, i parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

“Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, (dy herë), parashikuar nga neni 257/a, paragrafi i 2-të i Kodit Penal.

“Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar neni 287, gërma “b” i Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal (për dy pasuri të paluajtshme).

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se po vijon me veprime konkrete procedurale për t’ua komunikuar akuzat edhe personave të përfshirë në të njëjtën çështje penale.