KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Бајрами-МАШИ: Аматери, го превртивте она што функционираше во образованието - снабдувањето со книги

Хикмете Бајрами

Хикмете Бајрами

Фото: Дритон Пачарада

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Ministrinë e Arsimit për vonesën e dhënies së mjeteve për blerjen e librave shkollorë, duke thënë se vetëm pesë ditë para 1 shtatorit, prindërit ende nuk i kanë marrë mjetet për blerjen e librave.

Ajo ka kritikuar deklarimet e ministrit të Arsimit, Hajrulla Çeku, sipas së cilës prindërve u është kërkuar të mos i blejnë librat, pasi ministria është duke negociuar çmimet me shtëpitë botuese.

“Tash, kur kanë mbetur vetëm pesë ditë deri më 1 shtator, qëllojani se pozita e kujt është forcuar në këto negociata. Mos të harrojmë se ka komuna që nuk kanë as librari. E prindërit e dinë shumë mirë çka heqin çdo vit t'i gjejnë të gjitha librat, sepse shtëpitë botuese si biznese private që janë i shtypin librat bazuar në kërkesë”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Ajo ka thënë se furnizimi i nxënësve me libra ka qenë një prej proceseve që ka funksionuar mirë në sistemin arsimor, duke akuzuar qeverinë se këtë praktikë e ka përmbysur.

“Një prej gjërave që ka funksionuar mirë në arsim ka qenë pikërisht furnizimi i nxënësve me libra edhe këtë e përmbysët”, ka shkruar Bajrami.

исто така Протест во петок со мотото „Третирајте го фемицидот како национална вонредна состојба“ Арбери Протест во петок со мотото „Третирајте го фемицидот како национална вонредна состојба“

Shuma që do t’i ndahet secilit nxënës për sigurimin e librave, sipas ministrit në detyrë të Arsimit, Shkencës Hajrulla Çeku, pritet të caktohet të mërkurën.

"Jemi krejt në fund të negocimit, po synojmë që brenda ditës me përmbyllë dhe me caktu edhe vlerën e subvencionit dhe menjëherë me nis ekzekutimin e pagesave që prindërit t'i kenë këto ditë deri në nisjen e mësimit të martën kohë të mjaftueshme për t'i blerë tekstet dhe materialet shkollore", ka thënë ai.