KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Арифи за одлуката на Специјалниот суд: Политичка агресија со правни средства

Светла Арифи

Profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi, e ka cilësuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së si agresion politik me mjete juridike. 

Të enjten në “Interaktiv” të KTV-së, Arifi ka thënë se ky vendim e ka kriminalizuar jo vetëm luftën e UÇK-së, historinë dhe pavarsinë, por edhe e ka delegjitimuar intervenimin e NATO-s. 

“Ja çfarë thotë në vendim gjykatësi, vetëm po e citoj ‘plani i zbatuar në mënyrë sistematike dhe të pamëshirshme në të gjithë territorin e kontrolluar nga UÇK-ja dhe përgjatë gjithë konfliktit’. A e kuptoni se çfarë domethënie ka kjo. Kjo është çështje e jashtëzakonshme dhe do të jetë shumë e vështirë në planin e ardhshëm, pra do të jetë vështirë e argumentueshme edhe për vetë BE-në sepse në njëfarë mënyre e ka kriminalizuar përveç luftës së UÇK-së, historinë e edhe pavarësinë, e ka delegjitimuar komplet intervenimin e NATO-s. Në njëfarë mënyre është një agresion politik me mjete juridike”, ka thënë ai. 

Sipas Arifit, Qeveria do të përgatiste dy ligje, atë për financimin dhe lobimin, dhe ligjin për sanksionimin e dëshmitarëve me dëshmi të rrejshme. 

“Askush nuk e ndal Qeverinë ta nisë menjëherë ligjin për financimin dhe lobimin e mbrojtjen ligjore. Pra duhet rritur prezenca edhe shtetërore, edhe financiare, edhe lobimin. Po ashtu Qeverinë nuk e ndalon askush ta përgatisë një ligj siç e ka bërë Kroacia. Pra do të duhej të bëhej një ligj për masa të rrepta, që t’i sanksionojë të gjithë dëshmitarët që kanë dhënë dëshmi të rrejshme. Duhet të verifikohet se kush ka dhënë dëshmi të rrejshme sepse rrjedhimisht e ka rrezikuar sigurinë kombëtare. Dëshmia e rrejshme është vepër penale. Një dëshmi e rrejshme do ta siguronte sigurinë kombëtare”, ka shtuar ai. 

Arifi ka konsideruar se nëse partitë pajtohen për strategjinë, çështja e presidentit nuk do të ishte as temë diskutimi. 

“Lidershipi duhet të merret nga Qeveria, më pas nga partitë e tjera. Nëse Kurti ka vullnet, të gjithë jemi ushtarë të tij. Mendoj se ai vetëm mund të tregojë se është lider përtej egove politike. Nëse pajtohen për strategjinë, çështja e presidentit as nuk do të diskutohet nga partitë shqiptare, që janë 100 vota. Nuk kemi kohë shumë për lojëra. Nëse nesër Kuvendi nuk thërret një mbledhje të jashtëzakonshme për çështjen e një rezolute që nuk e pranon atë vendim, nëse kroatët kanë qenë kaq të guximshëm, çka kemi ne për të humbur. Rezolutë që e potencon se është i papranueshëm vendimi për arsye historike, politike, juridike dhe luftarake. Nuk mund ta krahasosh UÇK-në me nazizmin. 25 vjet është dënuar presidenti i shtetit”, ka theksuar ai.