---
description: Artan Alijaj nga organizata “The Strategy Group” ka thënë se duke shikuar qysh në gjenzën e gjithë veprimtarisë së Dhomave të Specializuara në Hagë, ajo më shum
title: "Alijaj për Specialen: Strukturë politike, qëllim ka barazimin e një të kaluare që s’mund të ndryshohet"
image: https://resources.koha.net/images/2026/November/17/8b44a260-622a-4299-bf5c-812f63b82837.webp?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Alijaj për Specialen: Strukturë politike, qëllim ka barazimin e një të kaluare që s’mund të ndryshohet

![Artan alijaj](https://resources.koha.net/images/2026/November/17/8b44a260-622a-4299-bf5c-812f63b82837.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 17 nëntor 2026 20:54
- Shpërndaje në:

- 17 nëntor 2026 20:54
- Shpërndaje në:

Artan Alijaj nga organizata “The Strategy Group” ka thënë se duke shikuar qysh në gjenzën e gjithë veprimtarisë së Dhomave të Specializuara në Hagë, ajo më shumë merret me veprime politike sesa me ato juridike. 

Alijaj në “Konfront” të KTV-së ka komentuar vendimin e sotëm të Dhomave të Specializuara.  Specialja ka marrë vendim dënues ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut e Hajredin Kuçit në rastin kundër administrimit të drejtësisë.  Nga akuzat është liruar Isni Kilaj. Çështja lidhet me ndërhyrjet te dëshmitarët në gjykimin për krime lufte ndaj Thaçit dhe tre ish-krerëve të tjerë të UÇK-së. Hashim Thaçi është dënuar me një vit e pesë muaj burgim për 9 pika të aktakuzës. Por ky dënim sipas gjyqtarit, do të kryhet veçmas atij ku Thaçi është dënuar me 25 vjet burgim për krime lufte.

“Edhe në këtë rast ka pasur probleme rreth asaj si janë administruar provat, si janë komentuar nga gjykata e si është marrë vendimi. Po flasim për një institucion që qysh në gjenezë e gjithë veprimtarisë së tij është dukur se më shumë merret me veprime politike sesa me veprime juridike. Pasi kjo vërehet edhe nga mënyra e punës së tyre, por edhe nga dy  vendimet dhe mënyra se si lexohen vendimet e si prezantohen vendimet nga vetë gjykatësit. Nëse marrim parasysh gjenezën e kësaj gjykate e mënyrën e funksionimit, na lënë të kuptojmë më shumë se kemi të bëjmë me një strukturë politike, që ka të bëjë më shumë me qëllime politike të barazimit të një kaluare që nuk mund të ndryshohet nga asnjë gjykatë. Por ja që kjo po ndodh”, ka thënë Alijaj.

Alijaj ka thënë se vendimi i të martës mund të komplikojë procesin e Apelit në Speciale ndaj vendimit të shtatorit kundër katër ish-krerëve të U{K-së, të cilët u dënuan për krime lufte. 

Alijaj ka thënë se po konfirmohet çdo ditë, se ideja e themelimit të Speciales ishte që të krijohet një “institucion politik që do të ofrojë një lloj barazie e t’i shpëtohet Serbisë fytyra, e të ketë arsyetim ta integrojë atë në BE”.   
  
 

[Lexo përditësimet tjera![Konfront](https://resources.koha.net/images/2026/November/17/64052ec4-0102-4c28-9e1e-5af0bd7d7fe7.webp?q=80&w=150&h=150&r=fill)<h4>Drejtësi apo politikë dënimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve? | KONFRONT</h4>](https://www.koha.net/arberi/drejtesi-apo-politike-denimi-ndaj-thacit-dhe-te-tjereve-or-konfront)

[#Artan Alijaj](https://www.koha.net/tag/artan-alijaj) [#Konfront](https://www.koha.net/tag/konfront)

Artikuj të ngjashëm

- [![Thaçi dënohet edhe në rastin e tij të dytë në Speciale](https://resources.koha.net/images/2026/November/17/1ebcedb4-3f1f-4cf7-b147-53ab837e1010.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 2 o. më parë Thaçi dënohet edhe në rastin e tij të dytë në Speciale](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/thaci-denohet-edhe-ne-rastin-e-tij-te-dyte-ne-speciale)
- [![41 muaj burgim efektiv për Thaçin e të tjerët në rastin kundër administrimit të drejtësisë](https://resources.koha.net/images/2026/November/17/7d55dcf1-a137-4461-ab36-c122017b84bb.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 14 o. më parë 41 muaj burgim efektiv për Thaçin e të tjerët në rastin kundër administrimit të drejtësisë](https://www.koha.net/arberi/sot-shpallet-aktgjykimi-ndaj-thacit-dhe-te-tjereve-per-pengim-te-drejtesise)
- [![Aliaj për procesin në Speciale: Më tepër aludon në proces politik sesa gjyqësor](https://resources.koha.net/images/2026/September/23/f11b0319-3adb-4c35-af0a-ea3545db779e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 23 sht 2026 Aliaj për procesin në Speciale: Më tepër aludon në proces politik sesa gjyqësor](https://www.koha.net/arberi/mehmeti-gjykata-ka-qene-vazhdimisht-arbitrare-ndaj-ish-krereve-te-uck-se)
- [![Alija për dënimet e reja nga Specialja: Kanë mangësi, mund të ndikojnë në të drejtat e të akuzuarve](https://resources.koha.net/images/2026/November/17/908eb1c3-daa0-4ec5-a1b7-b8220e8b0339.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 3 o. më parë Alija për dënimet e reja nga Specialja: Kanë mangësi, mund të ndikojnë në të drejtat e të akuzuarve](https://www.koha.net/arberi/alija-per-denimet-e-reja-nga-specialja-kane-mangesi-mund-te-ndikojne-ne-te-drejtat-e-te-akuzuarve)
- [![OVL-UÇK: Dënimi i Thaçit i papranueshëm për ne, institucionet të mos rrinë duarkryq](https://resources.koha.net/images/2026/November/17/f3b46b18-1b33-4d44-9d6d-6d34f39137bb.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 9 o. më parë OVL-UÇK: Dënimi i Thaçit i papranueshëm për ne, institucionet të mos rrinë duarkryq](https://www.koha.net/arberi/ovl-uck-denimi-i-thacit-i-papranueshem-per-ne-institucionet-te-mos-rrine-duarkryq)

[Arbëri.]() [Bytyqi: Vendimi i Speciales ndaj Thaçit për pengimin e drejtësisë s’është politikisht i motivuar](https://www.koha.net/arberi/bytyqi-vendimi-i-speciales-ndaj-thacit-per-pengimin-e-drejtesise-seshte-politikisht-i-motivuar)

[Arbëri.]() [Katër shqiptarë mes të arrestuarve për “atentatin e urdhëruar nga Irani” ndaj biznesmenit izraelit në Greqi](https://www.koha.net/arberi/kater-shqiptare-mes-te-arrestuarve-per-atentatin-e-urdheruar-nga-irani-ndaj-biznesmenit-izraelit-ne-greqi)

[Arbëri.]() [Alijaj për Specialen: Strukturë politike, qëllim ka barazimin e një të kaluare që s’mund të ndryshohet](https://www.koha.net/arberi/alijaj-per-specialen-strukture-politike-qellim-ka-barazimin-e-nje-te-kaluare-qe-smund-te-ndryshohet)

[Arbëri.]() [Qeveria mban mbledhjen e 12-të, merr disa vendime](https://www.koha.net/arberi/qeveria-mban-mbledhjen-e-12-te-merr-disa-vendime)

[Arbëri.]() [Musa: Nuk është e qartë nëse Thaçit do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim](https://www.koha.net/arberi/musa-nuk-eshte-e-qarte-nese-thacit-do-ti-llogaritet-koha-e-kaluar-ne-paraburgim)

[Arbëri.]() [Gjini: Dënimi shtesë i Thaçit është një tjetër lajm i keq për Kosovën](https://www.koha.net/arberi/gjini-denimi-shtese-i-thacit-eshte-nje-tjeter-lajm-i-keq-per-kosoven)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Alijaj për Specialen: Strukturë politike, qëllim ka barazimin e një të kaluare që s’mund të ndryshohet","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/alijaj-per-specialen-strukture-politike-qellim-ka-barazimin-e-nje-te-kaluare-qe-smund-te-ndryshohet","datePublished":"2026-11-17T20:54:47+01:00","dateModified":"2026-11-17T21:26:32+01:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":392,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Artan Alijaj nga organizata “The Strategy Group” ka thënë se duke shikuar qysh në gjenzën e gjithë veprimtarisë së Dhomave të Specializuara në Hagë, ajo më shum","url":"https://www.koha.net/arberi/alijaj-per-specialen-strukture-politike-qellim-ka-barazimin-e-nje-te-kaluare-qe-smund-te-ndryshohet","keywords":"Artan Alijaj, Konfront","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/November/17/8b44a260-622a-4299-bf5c-812f63b82837.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
