---
description: Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit e Kosovës ka bërë thirrje për marrjen e masave të menjëhershme për parandalimin e zjarreve në deponitë urbane të mbeturinave. 
title: Agjencia e Mjedisit kërkon marrjen e masave për parandalim të zjarreve në deponitë e mbeturinave
image: https://resources.koha.net/images/2025/July/10/7ffa20cf-bd93-46fd-8247-40626f0d3469.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Agjencia e Mjedisit kërkon marrjen e masave për parandalim të zjarreve në deponitë e mbeturinave

![zjarr](https://resources.koha.net/images/2025/July/10/7ffa20cf-bd93-46fd-8247-40626f0d3469.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 10 korrik 2025 09:22
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- 10 korrik 2025 09:22
- Shpërndaje në:

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit e Kosovës ka bërë thirrje për marrjen e masave të menjëhershme për parandalimin e zjarreve në deponitë urbane të mbeturinave. 

Në thirrjen Agjencisë thuhet se me rritjen e temperaturave gjatë muajve të verës, rreziku për shpërthimin e zjarreve në deponitë e mbeturinave është shumë i lartë. 

“Bëjmë apel të fuqishëm për marrjen e masave të menjëhershme parandaluese nga të gjitha institucionet përgjegjëse”, thuhet në thirrjen e postuar në Facebook.

Tutje thuhet se zjarret në deponi përbëjnë rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin. 

Në këtë drejtim thuhet se duhet të veprojnë komunat dhe autoritetet lokale, operatorët e menaxhimit të mbeturinave, e veçanërisht menaxherët e deponive komunale.

Masat që kërkohen sipas Agjencisë janë, inspektime dhe monitorim i shtuar për të identifikuar vatrat e mundshme të zjarrit, vendosje e rojeve dhe patrullimeve, sidomos gjatë orëve me rrezik të lartë (mesditë, pasdite), krijimi i brezave të pastruar përreth deponive, për të parandaluar përhapjen e flakëve, sigurimi i mjeteve për ndërhyrje të shpejtë, përfshirë ujë dhe pajisje zjarrfikëse, sensibilizimi i qytetarëve për të shmangur hedhjen e materialeve të ndezura apo të rrezikshme pranë deponive dhe vendosja e rezervuarëve me ujë dhe mjeteve profesionale brenda perimetrit të deponive.

Sipas Agjencisë pasojat nga djegia e mbeturinave urbane janë ndotja e ajrit nga gazrat toksikë (CO₂, SO₂, NOx, PM10, PM2.5, dioksina dhe furane), ndotja e ujit dhe tokës nga metalet e rënda që rrjedhin nga hiri i djegur e ndikimi negativ në biodiversitet.

[Edhe ![Ngritja e temperaturave, Agjencia e Emergjencave apel urgjent qytetarëve të mos ndezin zjarre](https://resources.koha.net/images/2024/December/13/6b89633d-4192-4c31-90eb-187b801ee0d6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 3 gus 2026 Ngritja e temperaturave, Agjencia e Emergjencave apel urgjent qytetarëve të mos ndezin zjarre](https://www.koha.net/arberi/ngritja-e-temperaturave-agjencia-e-emergjencave-apel-urgjent-qytetareve-te-mos-ndezin-zjarre)

Ndërkohë pasojat për shëndetin e qytetarvëe thuhet se mund te jenë sëmundje të frymëmarrjes (astmë, bronkit, sëmundje kronike), probleme kardiovaskulare (infarkte, goditje në tru). rrezik për kancer nga ekspozimi ndaj dioksinave dhe substancave kancerogjene, dëme në sistemin nervor, veçanërisht te fëmijët e çrregullime hormonale dhe probleme në sistemin riprodhues.

Agjencia u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndihmojnë në mbrojtjen e jetës dhe mjedisit. 

“Nëse shihni ndonjë vatër zjarri ose tym të dyshimtë afër ndonjë deponie, raportoni menjëherë duke telefonuar shërbimi Zjarrfikës – 193, Qendrën Operative Emergjente – 112, raportimi i gjelbër / MMPHI – (0) 800-00013, Policia e Kosovës – 192”, thuhet në njoftim.

[#Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit](https://www.koha.net/tag/agjencia-per-mbrojtjen-e-mjedisit) [#zjarre](https://www.koha.net/tag/zjarre) [#deponite](https://www.koha.net/tag/deponite) [#deponite e mbeturinave](https://www.koha.net/tag/deponite-e-mbeturinave)

Artikuj të ngjashëm

- [![Alarmohet për zjarre](https://resources.koha.net/images/2026/July/08/e112abb0-1ef1-4669-930a-55ef6a8b2a79.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 8 kor 2026 Alarmohet për zjarre](https://www.koha.net/arberi/alarmohet-per-zjarre)
- [![Policia në Pejë apelon për kujdes të shtuar ndaj rrezikut nga zjarret](https://resources.koha.net/images/2025/July/30/71cd1880-9bf8-4897-ab84-a7c2be0e988c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 22 qer 2026 Policia në Pejë apelon për kujdes të shtuar ndaj rrezikut nga zjarret](https://www.koha.net/kronike/policia-ne-peje-apelon-per-kujdes-te-shtuar-ndaj-rrezikut-nga-zjarret)
- [![IKSHPK për mbeturinat në Prishtinë: Shtojnë përhapjen e sëmundjeve infektive](https://resources.koha.net/images/2025/May/14/c78d9835-3a68-4379-b366-25768f086909.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 19 maj 2025 IKSHPK për mbeturinat në Prishtinë: Shtojnë përhapjen e sëmundjeve infektive](https://www.koha.net/arberi/ikshpk-per-mbeturinat-ne-prishtine-shtojne-perhapjen-e-semundjeve-infektive)
- [![Mosmenaxhimi i mirë i mbeturinave, burim i gazit të rrezikshëm për shëndetin publik](https://resources.koha.net/images/2025/February/04/c275ef61-5777-4774-b14a-d114dada65db.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 16 mar 2025 Mosmenaxhimi i mirë i mbeturinave, burim i gazit të rrezikshëm për shëndetin publik](https://www.koha.net/arberi/mosmenaxhimi-i-mire-i-mbeturinave-burim-i-gazit-te-rrezikshem-per-shendetin-publik)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Kulturë.]() [“Romeo dhe Xhuljeta” në konfliktin e munguar përballë të sotmes](https://www.koha.net/kulture/romeo-dhe-xhuljeta-ne-konfliktin-e-munguar-perballe-te-sotmes)

[Kolumne.]() [Vetëfajësimi si rrugë qorre](https://www.koha.net/kolumne/vetefajesimi-si-rruge-qorre)

[Arbëri.]() [Hoxha: S’shoh zgjidhje racionale, VV e PDK po shfrytëzojnë momentumin për lojë politike](https://www.koha.net/arberi/hoxha-sshoh-zgjidhje-racionale-vv-e-pdk-po-shfrytezojne-momentumin-per-loje-politike)

[Futboll.]() [Tjetër humbje për Maqedoninë e Veriut](https://www.koha.net/futboll/tjeter-humbje-per-maqedonine-e-veriut)

[Futboll.]() [Zvicra e pagabueshme edhe ndaj Skocisë](https://www.koha.net/futboll/zvicra-e-pagabueshme-edhe-ndaj-skocise)

[Futboll.]() [Shqipëria fiton dhe bëhet lidere e grupit](https://www.koha.net/futboll/shqiperia-fiton-dhe-behet-lidere-e-grupit)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Agjencia e Mjedisit kërkon marrjen e masave për parandalim të zjarreve në deponitë e mbeturinave","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/agjencia-e-mjedisit-kerkon-marrjen-e-masave-per-parandalim-te-zjarreve-ne-deponite-e-mbeturinave","datePublished":"2025-07-10T09:22:07+02:00","dateModified":"2026-07-11T12:15:06+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":404,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit e Kosovës ka bërë thirrje për marrjen e masave të menjëhershme për parandalimin e zjarreve në deponitë urbane të mbeturinave. ","url":"https://www.koha.net/arberi/agjencia-e-mjedisit-kerkon-marrjen-e-masave-per-parandalim-te-zjarreve-ne-deponite-e-mbeturinave","keywords":"Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit, zjarre, deponite, deponite e mbeturinave","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/July/10/7ffa20cf-bd93-46fd-8247-40626f0d3469.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
