Prishtina e mbushur me lëmoshë-kërkues, Policia ka identifikuar 104 fëmijë

17 qershor 2018 22:16

Destiancioni i vetëm për Naim Mezinin nga Drobeshi i Vitisë çdo ditë është kjo rrugë e Prishtinës.

Për 40 vjet me radhë, mënyrën e vetme për mbijetesë e ka kërkimin e lëmoshës, raporton KTV.

Pensioni prej 75 eurosh 77-vjeçarit nuk i mjafton që të sigurojë jetesën.

E të shumtë janë lëmoshë-kërkuesit nëpër rrugët e Prishtinës.

Një numër i madh i tyre shumë shpesh hyjnë nëpër lokale për të kërkuar lëmoshë.

Të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë se të miturit dhe fëmijët shfrytëzohen më së shumti për të kërkuar lëmoshë.

Vetëm gjatë 4 mujorit të parë të këtij viti, Policia e Kosovës ka identifikuar 104 fëmijë të përfshirë në kërkim të lëmoshës.

Ndërsa një vit më parë, ishin identifikuar rreth 200 fëmijë, të cilët ishin shfrytëzuar për lëmoshë-kërkim.

Për Policinë e Kosovës, numri më i madh i lëmoshë-kërkuesve janë shtetas të Shqipërisë, për largimin e të cilëve, në vazhdimësi, policia, në bashkëpunim me institucione tjera, ka ndërmarrë veprime ligjore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme