Ditën e Bajramit “Pastrimi” nuk heq mbeturinat Foto: Ilustrim

Ditën e Bajramit “Pastrimi” nuk heq mbeturinat

13 qershor 2018 17:37

Grumbullimi i mbeturinave të amvisërisë në Prishtinë nuk do të bëhet të premten për shkak të festës së Bajramit njofton Kompania Regjionale “Pastrimi”.

Përmes një komunikate kjo kompani kërkon nga qytetarët te të cilët mbeturinat grumbullohen të premten që t’i vendosin ato para shtëpive të tyre të enjten, ditë kjo kur do të bëhet mbledhja e mbeturinave për dy ditë, transmeton KTV.

“Kërkojmë nga ju qytetarë të jeni bashkëpunues me ekipet e shërbimit të mbeturinave të kompanisë ‘Pastrimi’, Sh.A-Prishtinë dhe t’i vendosni mbeturinat para shtëpisë suaj sipas orarit të planifikuar”, thuhet në komunikatën e kësaj kompanie.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme