Arbëri

Komuna e Prishtinës shpërfill peticionin e banorëve për kanalizim e asfaltim rruge

Banorëve të lagjes “Mati 1”, të cilët jetojnë përbri rrugës “Ndue Përlleshi”, nuk u ka bërë punë as peticioni i nënshkruar nga afro 100 qytetarë, dorëzuar Komunës së Prishtinës në mars të vitit 2016 për rregullimin e rrugës dhe kanalizimit.

Por, kjo rrugë nuk është rregulluar as dy vjet pas nënshkrimit të kërkesës dhe peticionit të banorëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Banorët dhe investitorët, tashmë ndihen të diskriminuar nga Komuna dhe kërkojnë t’i dinë arsyet se përse po u ndodhë kjo. Megjithatë, Komuna ashtu siç nuk u ka dhënë përgjigje kërkesave dhe shqetësimeve të këtyre banorëve, nuk ka dhënë asnjë përgjigje as për KD-në lidhur me rregullimin e kësaj rruge.

Afërdita Maliqi, banore e kësaj rruge ka thënë se banorët e lagjes “Mati 1”, te rruga “Ndue Përleshi /Jakov Xoxa” tash e sa vjet po përballen me mungesën e infrastrukturës rrugore, me gjithë ankesat e kanë bërë disa herë në Komunë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)