Nxënësit ankohen se kishte pyetje të vështira në testin e maturës

Nxënësit ankohen se kishte pyetje të vështira në testin e maturës

06 qershor 2018 22:29

Ankesa për pyetje të vështira dhe jashtë plan-programit mësimor kanë pasur nxënësit e shkollave të Prishtinës në pjesën e dytë të testit të maturës. Nxënësit që u testuan në shkollën “Naim Frashri”, thanë se ka pasur terme të papërshtatshme. Kryetari i Komisionit të Maturës, Fehmi Hysenaj, tha se nëse ka raste të tilla, do të ndëshkohen edhe përpiluesit e testit, raporton KTV.

Hysenaj përmendi edhe ndëshkim të administratorëve, sipas të cilit, kanë munguar gjatë pjesës së dytë të testit të maturës.

Ndërkohë, në Gjimnazin “Sami Frashëri”, gjithçka ka shkuar në rregull. Testi është mbajtur në lëndët, biologji, fizikë, kimi dhe teknologji informative.

Zyrtarët komunalë të arsimit thanë se nxënësit nuk kanë pasur kurrfarë mundësish për të kopjuar.

Tetë nxënësit që janë përjashtuar nga afati i parë i testit të Maturës Shtetërore, nuk janë lejuar të hyjnë në pjesën e dytë të këtij testi. Atyre do t’u lejohet të hyjnë në test në afatin e ardhshëm.

Të enjten testimi do të mbahet në Gjakovë e Prizren, ndërsa të premten në Mitrovicë e Pejë Rezultatet do të dalin me datën 18 qershor, ku për 3 ditë maturantët do të kenë të drejtë ankese.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme