Arbëri

Për çfarë po ankohen pronarët e lokaleve te “Kafet e vogla”

Të lodhur nga punimet në infrastrukturën nëntokësore, janë shprehur pronarët e bizneseve në rrugën “Fehmi Agani”, në kryeqytet, raporton KTV .

Ata kanë kërkuar lehtësime ose kompensim në taksat për terrasat si pasojë e humbjeve që u janë shkaktuar gjatë dy muajve të fundit.

Përfaqësues i lokaleve Veton Zuka, tha se i kanë mirëpritur punimet, por duan që ato të përfundojnë sa më shpejtë. Ndërsa, drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, që doli në punishte, u zotua se punët, në atë që njihet si rruga e “Kafeve të Vogla”, do të përfundojnë deri në fund të muajit. Drejtor i Investimeve Kapitale, Komuna e Prishtinës Gëzim Mehmeti,i këshilloi pronarët e bizneseve që kërkesën ta përcjellin zyrtarisht në Komunën e Prishtinës.

Punimet për rregullimin e kanalizimit dhe infrastrukturës përcjellëse në këtë rrugë kanë filluar më 28 mars.