Drejtorët e shkollave në kryeqytet kërkojnë më shumë kompetenca në vendimmarrje Foto: Koha / ilustrim

Drejtorët e shkollave në kryeqytet kërkojnë më shumë kompetenca në vendimmarrje

22 maj 2018 08:31

Drejtues të shkollave të kryeqytetit po kërkojnë më shumë autonomi në përzgjedhjen e stafit të shkollës - vetë drejtorit të shkollës, si dhe decentralizim të buxhetit.

Të gjitha këto kompetenca aktualisht ushtrohen nga komunat, si punëdhënës të tyre dhe menaxhues të sistemit të arsimit parauniversitar, bazuar në politikat arsimore që harton Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), shkruan sot “Koha Ditore”.

Por, drejtues të Komunës së Prishtinës kanë zgjedhur që të mos përgjigjen në pyetjet që ua ka adresuar “Koha Ditore” që prej ditësh, në lidhje me këto kërkesa, ndërkohë që zyrtarë të MASHT-it nuk e kanë mohuar mundësinë që në të ardhmen të kenë ndryshime në lidhje me këto çështje.

Sofije Bunjaku, drejtoreshë e shkollës fillore “Hasan Prishtina” në kryeqytet, ka thënë se shkollat do të duhej të ishin aktorë kryesorë në marrjen e disa vendimeve që lidhen direkt me shkollën, siç është zgjedhja e mësimdhënësve dhe drejtorit të shkollës, si dhe marrja e vendimeve në lidhje me investimet në shkollë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme